17.03.2022

Trençevska: Për lojë më të lumtur për fëmijë do t'i zbukurojmë oborret e kopshtet "Vesello Shtrkçe" dhe "Jagotka", do të ndërtojmë 12 kopshte të fëmijëve

Kujdesi për fëmijët është në agjendën kryesore të Qeverisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe për këtë arsye nuk do të ndalemi në synimin për hapjen e sa më shumë kopshteve të fëmijëve, tha ministrja Jovanka Trençevska, gjatë vizitës në kopshtin “Vesello Shtrkçe” në Prilep, fshatin Krivogashtan. Ajo theksoi se këtë vit me bllok-dotacione nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në vlerë prej rreth dy milionë denarë do të rindërtohen oborret e objekteve për fëmijë parashkollorë “Vesello Shtrkçe” dhe “Jagotka” në fshatin Obrshani.

“Me rikonstruksionin e oborreve të kopshteve do të mundësojmë rritjen dhe zhvillimin e duhur të fëmijëve, sepse ata do të luajnë me rekuizita të reja në sipërfaqe të buta dhe rërë. Një gardh i ri mbrojtës do të vendoset në një nga ndërtesat. Për një lojë më të lumtur për fëmijë, hapësira do të zbukurohet me pemë dhe stola me gjelbërim të përhershëm”, tha ministrja Trençevska.

Fëmijëve të kopshtit “Vesello Shtrkçe”, ministrja u shpërndau lodra didaktike dhe materiale të tjera loje me të cilat fëmijët do të mund ta realizojnë më lehtë procesin edukativo-arsimor.

Ajo bëri të ditur se Qeveria dhe Ministria, në disa komuna, veçanërisht në zonat rurale, po punojnë për zgjerimin e kapaciteteve për kujdesin e fëmijëve në kopshte.

“Ne po përpiqemi për mesataren evropiane, ku përfshirja e fëmijëve në kopshte është deri në 90 për qind. Deri në vitin 2024, planifikojmë që 60 për qind e fëmijëve parashkollorë të vendosen në kopshte. Në periudhën e kaluar kemi ndërtuar 65 objekte, gjë që ka rritur kapacitetin e kujdesit për 3850 fëmijë. Gjatë këtij viti do të përfundojmë ndërtimin e kopshteve të nisura për 1900 fëmijë. Me hapjen e 12 çerdheve të reja në Sveti Nikollë, Erxheli, Rosoman, Manastir, Haraçinë, Likovë, Gostivar, Tetovë, Tearcë, Mogillë, Dibër, Gjevgjeli, Karposh, planifikojmë të rrisim përfshirjen edhe për 1450 fëmijë të tjerë”, tha ministrja Trençevska.

Me Programin për ndërtimin pajisje dhe mirëmbajtje të objekteve për mbrojtjen e fëmijëve, në vitet në vijim do të ndërtohen edhe kopshte të reja.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.