05.03.2022

Trençevska: Me pensione dhe paga më të larta i përmbushim pritjet e qytetarëve

“Krijojmë politika për të përmirësuar standardin ekonomik të qytetarëve, për të respektuar të drejtat e punëtorëve dhe të njeriut, politika për një shoqëri të drejtë pa diskriminim, në të cilën çdo qytetar do të ketë mundësi të barabarta dhe akses të barabartë në burime, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në një intervistë për “Frontline.mk”. E pyetur nga një gazetare për rritjen e pensioneve dhe pagave të administratës, ajo theksoi se është realiste që qytetarët tanë të moshuar dhe punonjësit e administratës të kenë të ardhura më të larta.

“Sindikata e AOGJSH-së kujdeset për të drejtat e punëtorëve në sektorin publik. Është legjitime që ata të kenë një kërkesë për harmonizimin e pagave në administratën publike me pagën minimale, të cilën do ta paraqesin në Qeveri. Në takimin me përfaqësuesit e AOGJSH u dakorduam që të hapim dialog social për kërkesat e tyre për rritje të pagave në administratë. Si Qeveri jemi të gatshëm të ngremë çështjen e një marrëveshjeje të përgjithshme kolektive për sektorin publik. Shpresoj se në kuadër të dialogut ndërmjet Qeverisë dhe Sindikatës do të arrijmë një zgjidhje e cila do të jetë e mirë për të gjitha palët e interesuara në interes të të punësuarve në sektorin publik”, tha në intervistë ministrja Trençevska.

Sipas ministres Trençevska, realizimi i pensioneve më të larta për grupin më të vjetër të qytetarëve është pjesë e programit të qeverisë.

“Një nga prioritetet e Qeverisë që e kemi shënuar në Programin e Punës 2022-2024 është pikërisht rritja e pensioneve. Përmes dialogut - në një metodologji të re për pajtueshmërinë e pensioneve dhe në një zgjidhje sistematike për një mënyrë të re të pajtueshmërisë së pensioneve. Me Lidhjen e Shoqatave të Pensionistëve kemi zgjidhjen më të mirë si në interes të pensionistëve ashtu edhe të qeverisë. Do të thotë gjithashtu ngritja e standardit të jetesës së qytetarëve tanë më të vjetër në vend. Me projeksione reale për rritje të përhershme të pensioneve, askush në atë moment nuk do të varet nga vullneti politik i Qeverisë, por do të thotë rritje e vazhdueshme dhe përmirësim i kushteve të jetesës”, tha ministrja Trençevska.

Ligji për pagën minimale, me të cilin paga është rritur në 18.000 denarë, është futur një zgjidhje sistematike me të cilën paga minimale nuk do të jetë më e vogël se 57 për qind e pagës mesatare.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.