30.03.2022

Trençevska: Krijojmë një qasje të koordinuar për parandalimin dhe ndjekjen penale të autorëve të veprës “trafikim me njerëz”

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska sot mori pjesë në konferencën “Vlerësimi i rrezikut dhe parandalimi i trafikimit me njerëz në zinxhirët e furnizimit”. Qëllimi i konferencës, të organizuar nga Komisioni Kombëtar për Luftën kundër Trafikimit me Njerëz dhe Migracionit Ilegal, në bashkëpunim me Zyrën e Përfaqësuesit Special dhe Koordinatorit për Luftën kundër Trafikimit me Njerëz dhe në mbështetje të Misionit të OSBE-së në Shkup, është që të shkëmbejnë përvoja në parandalimin dhe luftën kundër “trafikimit të njerëzve”.

Ministrja Trençevska theksoi se Qeveria dhe Ministria janë duke zhvilluar politika dhe qasje të koordinuar për parandalimin, intervenimin dhe ndjekjen penale të autorëve, si dhe mekanizëm kombëtar dhe transnacional për referimin dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit me njerëz.

“Angazhimi ynë strategjik është të përmirësojmë politikat kombëtare për të luftuar krimin e organizuar – trafikimi i njerëzve. Për këtë qëllim, ne punojmë për të parandaluar dhe rritur ndërgjegjësimin e publikut, për të përmirësuar legjislacionin dhe për të forcuar respektimin e të drejtave themelore të njeriut të të gjithë qytetarëve, veçanërisht të fëmijëve. Miratuam Strategjinë Kombëtare për Luftën kundër Trafikimit të Njerëzve dhe Migrimit të Paligjshëm 2021-2025, Planin Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Njerëzve dhe Migrimit të Paligjshëm 2021-2025 (PKV) dhe Planin e Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Fëmijëve. Miratuam edhe Ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhunës në familje, i cili e definon trafikimin e grave dhe vajzave si formë e dhunës me bazë gjinore”, tha ministrja Trençevska.

Përfaqësuesi Special dhe Koordinatori i OSBE-së për Luftën kundër Trafikimit të Njerëzve, Viliant Ritchie, vuri në dukje se reagimi ndërkombëtar ndaj trafikimit të qenieve njerëzore është forcuar vitet e fundit dhe se strategjitë kombëtare duhet të adresojnë çështjet sistematike që janë burim trafikimi.

“Një mënyrë për të parandaluar trafikimin e njerëzve është zvogëlimi i kërkesës për mallra dhe shërbime që janë rezultat i punës së detyruar. Nëse duam të parandalojmë trafikimin e njerëzve, duhet të ndalohet pagesa për trafikimin e njerëzve. Qasje të tilla na mundësojnë të mbrojmë të drejtat e njeriut të viktimave, tha Riçi, Përfaqësuesi special dhe koordinator i OSBE-së për Luftën kundër trafikimit të njerëzve.

Shefi i misionit të OSBE-së në Shkup, Klemens Koja, theksoi se mbështetja e Republikës së Maqedonisë së Veriut në parandalimin e skllavërisë moderne – trafikimit me njerëzit, do të vazhdojë.

"Zyra e OKB-së për Drogën dhe Krimin vlerëson se shtatë nga dhjetë viktimat e identifikuara globalisht janë gra ose vajza dhe një e treta e tyre janë fëmijë," tha ambasadori i OSBE-së, Klemens Koja.

Sipas Koordinatores Nacionale për luftën kundër trafikimit me njerëz dhe migrimin ilegal, Magdalena Nestorovska, rritja e përqindjes së viktimave është për shkak se autorët e krimit - trafikimi me njerëz, tregojnë gatishmëri jashtëzakonisht të lartë për t'u përshtatur.

“Gratë dhe vajzat janë veçanërisht të prekura nga skllavëria moderne, e cila përbën 29 milionë ose 71% të totalit, nga numri i përgjithshëm, ku nga katër persona, një është fëmijë. Për këto arsye ne duhet të luftojmë kundër kësaj të keqeje. Ne duhet të theksojmë fitimet e mëdha që trafikuesit bëjnë në kurriz të viktimave, por gjithashtu t'u kujtojmë përdoruesve të shërbimeve se çfarë presin ata për të parandaluar trafikimin e qenieve njerëzore. “Në dy vitet e fundit kemi mësuar se as epidemia nuk e ka ndalur trafikimin e qenieve njerëzore, por ka kontribuar që ajo të bëhet një mjedis ideal për rritjen e numrit të viktimave”, tha Nestorovska.

Të dhënat e publikuara nga Organizata Ndërkombëtare e Punës tregojnë se më shumë se 40 milionë njerëz janë viktima të skllavërisë moderne. Vlerësimet janë se 25 milionë persona janë identifikuar si viktima të shfrytëzimit të punës, nga të cilët 16 milionë janë shfrytëzuar në sektorin privat si ndërtimi, bujqësia dhe rreth 5 milionë janë abuzuar seksualisht.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.