03.03.2022

Trençevska-Fuger: Me projektet e reja për mbrojtje sociale do të ndihmojmë kategoritë e rrezikuara të qytetarëve

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, sot u takua me atasheun austriak për marrëdhënie ndërkombëtare dhe bilaterale dhe çështje të politikës sociale, Harald Fuger. Në takim u diskutua për projektet dhe aktivitetet në fushën e mbrojtjes sociale. Gjithashtu u shkëmbyen përvoja për shërbimin për punësim të mbështetur të kategorisë së rrezikuar të qytetarëve, për të rinjtë në rrezik dhe rikthimin e tyre në procesin arsimor dhe të punës, për mbrojtjen nga dhuna në familje, për ndryshimet në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës në pjesën e mungesës prindërore edhe për burra. Ministrja Trençevska theksoi se Republika e Austrisë si shtet miqësor është mbështetës i fuqishëm i reformave sociale dhe e integrimeve në BE dhe se memorandumi i nënshkruar i bashkëpunimit vazhdon në mënyrë aktive bashkëpunimin mes dy vendeve. Ajo tha se Ligji i Punës është në përputhje me direktivat evropiane.

“Me projektligjin e ri për marrëdhëniet e punës do të futim lejen prindërore me të cilën babai do të mund të kujdeset për fëmijën. Aktualisht babai ka të drejtë për pushim për shkak të lindjes së fëmijës, por kjo përdoret shumë pak. Me Ligjin e ri për Marrëdhëniet e Punës, kjo e drejtë mbetet dhe po ashtu propozohet që të ketë ditë që patjetër do t’i takojnë babait, tha Trençevska.

Atasheu austriak Fuger informoi se së shpejti do të zbatohet një projekt për përfshirjen e burrave në profesionin e përkujdesjes.

“Ne jemi duke pilotuar shërbime të punësimit të mbështetur në pesë rajone në Maqedoni. Këto projekte janë drejt përfundimit dhe së shpejti do të fillojnë të zbatohen. Projekti “Shansi i Dytë” do të ndihmojë të rinjtë që janë jashtë procesit arsimor dhe të punës të kthehen në sistem. Ata do të marrin mbështetje për arsimin profesional dhe punësim. Ne po punojmë gjithashtu në një projekt për të luftuar dhunën në familje si për viktimat ashtu edhe për dhunuesit”, tha Fuger.

Ministrja Trençevska theksoi se MPPS dhe Qendrat për Punë Sociale janë duke punuar në mënyrë aktive në këtë sfidë dhe qasjen shumëinstitucionale për trajtimin e dhunës në bazë gjinore, dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje. Ajo theksoi se gjatë këtij viti, në përputhje me Konventën e Stambollit, do të krijohen pesë shërbime të specializuara për gratë viktima të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje dhe se po punohet për krijimin e një sistemi elektronik që do të sigurojë të gjitha informacionet e viktimave nga regjistrimi në gjykatë, të jetë në një vend.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.