30.03.2022

Trençevska: Nënshkruam dy marrëveshje të reja për ndërtimin e kopshteve në Mogillë dhe Gjevgjeli

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska sot nënshkroi dy marrëveshje për bashkëpunim me kryetarët e Komunës së Mogillës dhe Komunës së Gjevgjelisë, për ndërtimin dhe zgjerimin e dy kopshteve.

 

Marrëveshjet i referohen aktiviteteve me interes publik që promovojnë mbështetjen e politikave të zhvillimit të mbrojtjes së fëmijëve, për rritjen e mbulimit të fëmijëve në kopshte.

Marrëveshja me Komunën e Mogillës për ndërtimin e një kopshti për 40 fëmijë. Ndërsa marrëveshja me Komunën e Gjevgjelisë është për zgjerimin e kopshtit “Luledelli”, për një kapacitet prej 135 fëmijëve. Ministrja Trençevska tha se Qeveria dhe Ministria vazhdojnë të investojnë në hapin e parë të fëmijëve në sistemin arsimor, ku ata fitojnë shprehitë dhe shkathtësitë themelore në shoqërim dhe mësim.

“Synimi ynë është të shohim fëmijë të lumtur në kopshte dhe për këtë këtë vit do ta shtojmë numrin me 12 objekte të tjera për arsimin parashkollor. Me nënshkrimin e kontratës për një çerdhe të re në Mogillë, komuna fiton të drejtën e një institucioni arsimor parashkollor.

“Me zgjerimin e kopshtit “Luledelli” në Gjevgjeli, vazhdojmë përkushtimin tonë për të përfshirë sa më shumë fëmijë në kopshte”, tha ministrja Trençevska.Për ndërtimin e kopshtet në Komunën e Mogillës nga buxheti i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, për vitin 2022 janë siguruar mjete në vlerë të përgjithshme prej 10.864.125,07 denarë pa TVSH, përkatësisht 12.819.667,59 denarë, vlera e përgjithshme e TVSH-së.

Komuna e Mogillës, e udhëhequr nga kryetari Draganço Sabotkovski, do të sigurojë kushte për vendosjen e kantierit, lidhje të përhershme për rrymë, ujësjellës, kanalizim dhe ngrohje.

Për realizimin e zgjerimit të kopshteve “Luledelli”, nga buxheti i MPPS-së për këtë vit janë paraparë 41.827.779,00 denarë pa TVSH, përkatësisht 49.024.779,00 denarë, vlera e përgjithshme me TVSH. Komuna e Gjevgjelisë, e udhëhequr nga kryetari Andon Saramandov, do të sigurojë kushtet e nevojshme për vendosjen e kantierit, lidhjen me rrymën, ujësjellësin, kanalizimin dhe ngrohjen. Do të financohet edhe rregullimi i katit përdhes me pajisje urbane. Punimet e ndërtimit të dy kopshteve duhet të përfundojnë në 14 muaj.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.