02.03.2022

Trençevska: Do të ketë dialog social për pagat në administratën publike

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot u takua me përfaqësuesit e Sindikatës së AOGJSH-it. Në takim u diskutua për rritjen e pagave të punonjësve të administratës, pagesën e regresit të pushimeve për vitin 2020, përvojën e dobishme të ofruesve të shërbimeve në qendrat e punës sociale dhe gjetjen e mënyrës për të përfaqësuar sindikatat në negociatat kolektive.

“Ne do të vazhdojmë të përballemi me sfidat. Administrata publike ka mbështetjen tonë, sepse vetëm një administratë publike profesionale dhe e kënaqur është produktive. Dialogu social dhe partneriteti social duhet të ekzistojnë, ndaj së bashku do ta ngremë çështjen e rritjes së pagave në administratë. Ne premtuam se do të hapim çështjen e pikëve në marrëveshjet kolektive”, tha ministrja Trençevska.

Përfaqësuesit e Sindikatës së AOGJSH-së sugjerojnë që rritja e pagave të punëtorëve administrativë të jetë graduale, sepse sistemi i pagave në administratë nuk ka të bëjë me pagën minimale, por është pjesë e Ligjit për punëtorët administrativ. Në këtë drejtim ata kërkuan ndryshime në ligj.

Ministrja Trençevska tha se çështja për rritjen e pagave në administratë do ta hap në seancën e qeverisë, sepse standardi i punëtorëve është prioriteti i Qeverisë.

Përfaqësuesit e Sindikatës së AOGJSH-së, vlerësojnë se punëtorët në ministri, agjenci dhe komuna kanë mbetur me pagat më të ulëta përkundër rritjes së pagave me marrëveshjen kolektive në shëndetësi, arsim, kulturë dhe në MPB. Ata vlerësojnë se duhet të ketë rritje graduale të pagave të të punësuarve në administratën shtetërore, sepse sistemi i pagave në administratë nuk është i ndërlidhur me Ligjin për pagën minimale, sepse të drejtat dhe obligimet janë të rregulluara me Ligjin për nëpunësit administrativë. Për këtë arsye propozojnë ndryshime në Ligjin për nëpunësit administrativë.

Përfaqësuesit e Sindikatës së AOGJSH-së kërkuan që në të ardhmen të marrin pjesë në negocimin e kontratave kolektive.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.