13.03.2022

Trençevska: 36.000 amvisëri që marrin ndihmë minimale të garantuar në tre muajt e ardhshëm do të marrin nga 1.000 denarë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska në emisionin e mbrëmshëm në Televizionin 24 tha se pakoja prej 26 masash të miratuara nga Qeveria tregon shqetësim për të gjithë qytetarët dhe kompanitë, por se masat janë me theks të veçantë për të ndihmuar kategorinë më të cenueshme të qytetarëve. Ajo theksoi se nga pakoja kundër krizës prej 400 milionë euro, për masën e mbështetjes financiare për përfituesit e ndihmës minimale të garantuar prej 1.000 denarë në tre muajt e ardhshëm do të ndahen rreth njëqind e dhjetë milionë denarë.

“Kjo masë nënkupton se 36.000 amvisëri në muajt mars, prill dhe maj me pagesën e kompensimit në qershor do të marrin 1.000 denarë shtesë ose gjithsej 3.000 denarë më shumë në buxhetin familjar. Me këto mjete shtesë ndihmojmë edhe përfituesit e asistencës minimale të garantuar për të zbutur pasojat e krizës, sepse do t'iu ndihmojnë në prokurimin e produkteve ushqimore bazë. Ne si Qeveri u mundësuam përfituesve të NGM-së që në vend të marrin nga 1000 denarë në sezonin e ngrohjes ta marrin këtë ndihmë për 12 muaj”, tha ministrja Trencevska në një intervistë për TV 24.

Ministrja Trençevska informoi se me 400 milionë euro të dedikuara për ndihmë për qytetarët, buxheti mbetet stabil, sepse të gjitha ministritë kanë marrë pjesë në projeksionet e masave të qeverisë. Ajo nuk përjashtoi mundësinë që nëse kriza thellohet, në një seancë të qeverisë të hapet çështja e masave të reja, veçanërisht për t'u ardhur në ndihmë qytetarëve të kategorisë më të rrezikuara.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.