09.03.2022

MPPS: Shuma e zvogëluar për pagesë nga Fondi i Solidaritetit të Pensionistëve është vendim i Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve

Lidhur me dezinformatat se ulja e lartësisë së ndihmës pas vdekjes është bërë që me ato mjete të rriten pensionet, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informoi se zvogëlimi i lartësisë së ndihmës pas vdekjes në 25.000 denarë është bërë me Vendim të Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve të Maqedonisë.

Mënyra e financimit, mënyra e shpërndarjes së mjeteve në dispozicion të shoqatave të pensionistëve rregullohen me akte të miratuara nga organet e shoqatës së pensionistëve të Maqedonisë së Veriut dhe nuk ndikohen nga asnjë vendim i Qeverisë apo Qeveria të ndikojë mbi to.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale nuk ka kompetencë lidhur me kushtet për anëtarësim në shoqatën e pensionistëve, financimin, mënyrën e shpërndarjes së mjeteve dhe kontrollin mbi punën financiare të shoqatave të pensionistëve.

Pensionet rriten siç u publikua nga Buxheti në dispozicion të FSPIM-së pa shkurtime nga paragrafet tjera nga kudo në buxhetin e shtetit.

Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut është institucion që është vetëm shërbim për shfrytëzuesit e pensioneve, i cili mban shumën e mjeteve të përcaktuara nga Sindikata e Pensionistëve të Maqedonisë së Veriut dhe i paguan mjetet nga fondi special.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.