14.07.2022

Trençevska: Puna e përbashkët e institucioneve dhe sektorit civil do të kontribuojë për rezultate më të suksesshme në luftën kundër dhunës

Në Qendrën Burimore për Politikëbërje dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, sot u mbajt një takim pune, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve, organizatave ndërkombëtare dhe të organizatave civile, me qëllim prezantimin e raporteve monitoruese për progresin e shtetit në zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për zbatimin e Konventës së Stambollit për periudhën nga tetori 2018 deri në dhjetor 2021, nga Rrjeti Kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje. Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Rrugës drejt BE-së: Parandalimi i dhunës ndaj grave në Republikën e Maqedonisë së Veriut” financuar nga Fondacioni “Kvinna till Kvinna”, i implementuar nga Rrjeti Kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, iu referua faktit se vendi ynë është ndër vendet e para që ka nënshkruar Konventën për Parandalimin dhe Luftën e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje (Konventa e Stambollit), e cila ka hyrë në fuqi më 1 korrik të vitit 2018.

Në drejtim të zbatimit, Qeveria miratoi “Planin e veprimit për zbatimin e Konventës për parandalimin dhe luftën e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje në Republikën e Maqedonisë 2018-2023”.

Ky dokument strategjik përcakton aktivitetet, institucionet kyçe, treguesit dhe afatin kohor për transferimin e dispozitave të Konventës në legjislacionin kombëtar për periudhën 2018-2023.

“Analiza duhet të na japë një drejtim se ku jemi mirë dhe ku duhet të forcojmë përpjekjet tona si institucione, përfshirë organizatat civile, të cilat janë vazhdimisht në terren. Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve qeveritare dhe sektorit civil duhet të vazhdojë edhe më intensivisht, me të vetmin qëllim që të zbatohen me sukses politikat dhe rezultatet që do të japin pritjet tona, mbrojtjen nga çdo formë e dhunës”, tha ministrja Trençevska.

Rrjeti kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje ka përgatitur tre raporte për progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në zbatimin e aktiviteteve të parapara në Planin Kombëtar të Veprimit (2018-2023) për zbatimin e Konventës së Stambollit. Raporti i parë mbulon dy vitet e para, raporti i dytë mbulon periudhën deri në maj 2021 dhe raporti i tretë mbulon periudhën nga qershori deri në dhjetor 2021. Raporti thekson domosdoshmërinë e përfshirjes dhe koordinimit më të madh ndërmjet institucioneve dhe fuqizimit të kapaciteteve të burimeve njerëzore nga institucionet, me qëllim që të përballen më me sukses sfidat që kanë të bëjnë me dhunën ndaj grave dhe dhunën në familje.

Pas prezantimit të raportit u hap një diskutim për hapat e ardhshëm për një proces më të suksesshëm të harmonizimit të Konventës së Stambollit me politikat ekzistuese kombëtare.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.