18.07.2022
Trençevska: Ne krijojmë masa dhe zgjidhje që fokusohen në nevojat e qytetarëve
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ka takuar sot zëvendësambasadorin dhe udhëheqësin e departamentit ekonomik në Ambasadën e R.F. Gjermani në Shkup, Otto Graf, ku u diskutua për disa tema që janë nën kompentencën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.
Bashkëbiseduesit diskutuan për zgjidhjen ligjore të së dielës në një festë javore, e cila parashikon se e diela do të jetë ditë jopune për të gjithë, përveç atyre aktiviteteve ku procesi nuk duhet të ndërpritet për arsye tekniko-teknologjike, si dhe përjashtimet e përcaktuara në ligj.
Ministrja Trençevska sqaroi se zgjidhja ligjore parasheh që disa linja në aktivitete të veçanta mund të funksionojnë nëse janë me rëndësi jetike për funksionimin e kompanisë. Megjithatë, puna të dielave duhet të raportohet në Inspektoratin Shtetëror të Punës, në mënyrë elektronike në faqen e internetit të inspektoratit.
Në takim u diskutua edhe për përfshirjen sociale të personave me aftësi të kufizuara në tregun e punës.
“Qeveria dhe ministria po avokon për një përfshirje më të madhe të personave me aftësi të kufizuara në tregun e punës. Ministria po përgatit një zgjidhje ligjore që synon promovimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në drejtim të punësimit. Prezantimit të kësaj zgjidhjeje ligjore do t'i paraprijë një debat i gjerë publik me të gjithë palët e përfshira të shoqërisë, me qëllim të krijimit të një zgjidhjeje të përbashkët që do t'i përgjigjet nevojave të shoqërisë", tha Trençevska.
Në takim u hap tema për gjendjen sociale të qytetarëve, të cilës ministri bëri një pasqyrë të masave të ndërmarra deri më tani nga Qeveria, të cilat konfirmuan efektivitetin e tyre, të destinuara për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve dhe kompanive të prekura nga kriza. Ajo informoi se me ribalancimin e buxhetit sigurohen mjete shtesë për masat që do të lehtësojnë kapërcimin e krizës ekonomike dhe energjetike, veçanërisht për dimrin e ardhshëm, i cili pritet të jetë i vështirë.
Bashkëbiseduesit shprehën besimin se bashkëpunimi i mirë vendosur mes dy vendeve do të vazhdojë.