30.07.2022

Trençevska: Duke nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Ministrinë e Familjes dhe Politikës Sociale të Republikës së Polonisë dhe duke shkëmbyer përvojat, ne po forcojmë marrëdhëniet tona miqësore

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, gjatë qëndrimit të saj në Republikën e Polonisë, ka zhvilluar një takim bilateral me ministren për Familje dhe Politikë Sociale të Republikës së Polonisë, Marlena Malag.

Gjatë vizitës zyrtare të delegacionit maqedonas të kryesuar nga ministrja Trençevska, të dy ministrat nënshkruan Memorandum për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Familjes dhe Politikës Sociale.

Përveç delegacionit tonë, në takimin zyrtar morën pjesë edhe ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Polonisë, Vasil Panovski dhe sekretari i dytë i Ambasadës.

Në takimin bilateral u diskutuan disa tema, nga të cilat fokusi u vu në ekonominë sociale, ku ministri Malag u shpreh se në vendin e tyre ekziston një traditë solidariteti dhe me hyrjen në BE dhe miratimin e legjislacionit, të jashtëzakonshme është arritur progres. Ligji i ri për të cilin po punon Ministria polake përfshin temat e integrimit social, krijimin e vendeve të reja të punës dhe shërbimet sociale.

Ministrja Trençevska foli për përgatitjet nëpër të cilat po kalojmë në procesin e hartimit të Ligjit për sipërmarrësi sociale. Në fakt, po punohet intensivisht për shërbimet sociale, me qëllim zhvillimin e suksesshëm të tyre.

“Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shërbimet sociale janë potencial për zhvillimin e sipërmarrjes sociale dhe krijimin e vendeve të punës për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve”, tha Trençevska.

Në takim u diskutua edhe për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara, ku të dyja palët theksuan përpjekjet e fuqishme për deinstitucionalizimin, krijimin e shërbimeve sociale dhe mbështetjen për këta persona. Përfaqësuesit e delegacionit maqedonas informuan për zhvillimin e Strategjisë kombëtare shumëvjeçare për personat me aftësi të kufizuar, e cila duhet të miratohet në një të ardhme të afërt, si dhe për procesin e deinstitucionalizimit të personave me aftësi të kufizuara, proces ky që është në vazhdim e sipër, me reformat e filluara në mbrojtje sociale në vitin 2019.

Në takim u diskutua edhe për temat e mbrojtjes së fëmijëve, familjeve kujdestare dhe eliminimit të dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave.

Takimi u përmbyll me marrëveshje për bashkëpunim të mëtejshëm, veçanërisht në fushën e sipërmarrjes sociale dhe zbatimin e Memorandumit të Bashkëpunimit.

Ministrja Trençevska shprehu kënaqësinë e saj për marrëdhëniet miqësore që kanë të dyja vendet, si dhe për mbështetjen e Republikës së Polonisë për Republikën e Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimeve evropiane, mbështetje për të cilën të dyja palët shprehën besimin se do të vazhdojë në procesin e negociatave ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komisionit Evropian

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.