22.07.2022

MPPS: Publikohet thirrja publike për financimin e shërbimeve sociale në komuna

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale publikoi një thirrje publike duke i ftuar komunat, në partneritet me ofruesit e shërbimeve sociale në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen Sociale, të aplikojnë për grante për zhvillimin e shërbimeve sociale në nivel lokal. Thirrja është në kuadër të Projektit për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale, i cili zbatohet nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale me mbështetjen e Bankës Botërore.

Komunat, së bashku me ofruesit e shërbimeve, mund të aplikojnë me maksimum 1 projekt propozim për shërbimet sociale të mëposhtme: Shërbimet e këshillimit, shërbimet në shtëpi (ndihmë dhe kujdes në shtëpi dhe asistencë personale), shërbime komunitare (qendra ditore për personat e pastrehë, qendra e kujdesit ditor për personat me aftësi të kufizuara, qendra ditore për personat me aftësi të kufizuara me punë individuale, qendra ditore për të moshuarit, qendra ditore për të moshuarit me plakje aktive, qendra rehabilitimi, qendra e qëndrimit të përkohshëm për fëmijët që do të gjenden pa kujdes prindëror ose enden dhe fëmijët viktima të abuzimit, qendër për të pastrehët, qendër për viktimat e dhunës në familje, qendër për viktimat e dhunës me bazë gjinore dhe qendër për gratë viktima të dhunës seksuale dhe përdhunimit, qendër për viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore, përkujdesje familjare qendra e pushimit).

Komunave dhe ofruesve të shërbimeve që vendosin të aplikojnë në Thirrjen Publike për marrjen e grantit për zhvillimin e shërbimeve sociale do t'u sigurohet mbështetje direkte për përgatitjen e dokumenteve të aplikimit për thirrjen, përfshirë projekt propozimet, në periudhën nga 22 korriku deri më 25 gusht 2022. Më pas do të vlerësohen aplikimet e projekteve dhe zbatimi i projekteve të përzgjedhura do të zgjasë 18 muaj pas nënshkrimit të marrëveshjeve të grantit, por jo më vonë se data 30 qershor 2024.

Thirrja publike është pjesë e Komponentit 1 të Projektit për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale, i cili synon të forcojë sistemin e përgjithshëm të mbrojtjes sociale dhe të përmirësojë ofrimin e shërbimeve dhe aksesin në shërbime për përfituesit ekzistues të mbrojtjes sociale dhe për grupet e rrezikuara që aktualisht nuk mbulohen prej tij. Aktivitetet kanë për qëllim promovimin e rritjes së aksesit në përfitime dhe shërbime monetare për qytetarët, por edhe krijimin e shërbimeve të reja që do të mundësojnë përfshirjen sociale dhe rritjen e punësueshmërisë së kategorive të rrezikuara sociale dhe përfshirjen e tyre efektive në shoqëri.

Ndryshe, në kuadër të thirrjes së parë për grante për zhvillimin e shërbimeve sociale në nivel lokal, të shpallur në vitin 2019, mbështetje financiare kanë marrë 22 projekte në 27 komuna. Pjesa më e madhe e shërbimeve, përkatësisht 16 janë për ndihmë dhe përkujdesje në shtëpi, 5 janë shërbime ditore, pra (qendër për fëmijë me aftësi të kufizuar, qendër e rehabilitimit dhe riintegrimit të personave me aftësi të kufizuar, qendër e plakjes aktive, qendër e trajtimeve individuale) dhe një shërbim është këshillimi. Përmes këtyre shërbimeve deri më tani janë mbuluar më shumë se 600 përdorues, ndërsa përfitim shtesë është se personat që janë punësuar për realizimin e këtyre projekteve janë nga kategoritë e rrezikuara sociale, të cilët më parë kanë kryer trajnime profesionale.

Ky projekt është pjesë e reformës së përgjithshme sociale të zbatuar nga Qeveria që synon uljen e varfërisë dhe forcimin e kapitalit njerëzor si bazë për zhvillimin e gjithanshëm të shoqërisë. Ai bazohet në katër parime: pluralizimi, i cili mundëson përfshirjen e personave juridikë dhe fizikë privatë dhe shoqatave të qytetarëve në mbrojtjen sociale; përfshirja, pra ndryshimi i pasivit tradicional, në një qasje aktive për ofrimin e mbrojtjes sociale; decentralizimi i mbrojtjes dhe kujdesit, pra transferimi i tyre nga pushteti qendror në njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe deinstitucionalizimit - që ka një vend kyç në Ligjin e ri për Mbrojtjen Sociale dhe përmes të cilit modeli i institucioneve të mëdha zëvendësohet me forma të mbrojtjes së përdoruesve në shtëpi dhe në komunitetit, ku nevojat e tyre specifike janë nevoja të njohura më së miri, duke siguruar një cilësi më të lartë shërbimesh.

Linku për aplikim: http://bitly.ws/sXPt (MKD)                               

                           http://bitly.ws/sXPv (ALB)

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.