20.07.2022
MPPS: Nga nesër deri të dielën i tërë territori i vendit në fazën portokalli-rekomandohet që kategoritë më të rrezikuara të popullsisë të lirohen nga puna
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale u bën thirrje punëdhënësve, kujdestarëve dhe edukatoreve në kopshte, punonjësve të Qendrave për Punë Sociale, në Kryqin e Kuq, që të respektojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, për mbrojtjen e shëndetit dhe parandalimin e pasojave të valëve të ardhshme, në përputhshmëri me Planin e Veprimit të Ministrisë së Shëndetësisë, për parandalimin e pasojave të valëve të të nxehtit në shëndetin e popullatës.
I gjithë territori i vendit tonë do të përfshihet nga temperaturat e fazës portokalli (alerte) gjatë ditëve në vijim, duke filluar nga e enjtja 21.07. deri më 24.07.2021.
Masat e përgjithshme që duhet të respektohen janë si më poshtë:
Lirim nga detyrimet e punës për grupet më të rrezikuara të popullsisë, si - gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronikë.
Në ambientet e kujdesit për fëmijët (kopshtet), nuk duhet të praktikohet aktiviteti fizik dhe fëmijët nuk duhet të nxirren jashtë në mes të orës 11:00 dhe 17:00.
Njësitë e vetëqeverisjes lokale, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Punë Sociale, në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit për të ofruar ndihmë për personat e vetmuar, të moshuar, të dobët dhe të pastrehë.
Duke pasur parasysh faktin se disa procese të rrezikshme prodhuese dhe teknologjike mund të përbëjnë një rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, rikujtohen punëdhënësit për detyrimin e tyre për të respektuar rregulloret ligjore në këtë fushë.
Njëkohësisht, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale apelon për shtimin e kontrolleve nga Inspektorati Shtetëror i Punës.
*** Rekomandimet për mbrojtjen e punëtorëve gjatë punës në kushte të valëve të nxehtit dhe ekspozimin në temperatura të larta (rekomandime për punëdhënësit dhe rekomandime për të punësuarit)