25.07.2022
Ministrja Trençevska në vizitë studimi në Republikën e Polonisë
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, prej sot deri të premten do të qëndrojë në Republikën e Polonisë, në një vizitë studimi të organizuar nga projekti i financuar nga BE “Mbështetje e ndërmarrjeve sociale”.
Ministrja do të vizitojë më shumë ndërmarrje sociale përfshirë edhe “Barka” si dhe qendra e tyre për mbështetje të ndërmarrjeve sociale në Republikën e Polonisë. Trençevska do të mbajë takim me më shumë kryetarë të komunave ku ka ndërmarrje sociale, por me rëndësi të veçantë është takimi me ministren e Familjes dhe Politikës Sociale të Republikës së Polonisë, Marlena Malag.
Prezantimi i sistemit polak i ekonomisë sociale – kornizë ligjore, masat, politikat dhe instrumentet financiare do të kontribuojnë për të fituar më shumë përvoja, në veçanti të rëndësishme në këtë periudhë ku në vendin tonë përgatitet Ligji i Ndërmarrjeve Sociale.
Projekti “Mbështetje e ndërmarrjeve sociale” është zbatuar nga Eptisa, në konsorcium me Barka dhe Ekoris, ku shfrytëzues është Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Në vizitën e studimit do të jenë të pranishëm përfaqësues të më shumë institucioneve.