07.07.2022

Kabinete të reja për fizioterapi dhe hidroterapi dhe dhomë senzorike në Qendrën Ditore për Personat me Aftësi të Kufizuara në Berovë, donacion nga Ambasada e Republikës Popullore të Kinës

Qendra ditore për personat me aftësi të kufizuara mendore ose fizike në Qendrën Ndërkomunale për Punë Sociale Berovë, fitoi kabinete të reja për fizioterapi dhe hidroterapi dhe dhomën senzorike, donacion nga Ambasada e Republikës Popullore të Kinës.

Në ngjarjen zyrtare morën pjesë presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në vend, N.E. Zhang Suo, kryetari i Komunës së Berovës, Zvonko Pekevski, sekretari shtetëror në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Resmi Ejupi dhe të tjerë përfaqësues nga institucionet.

Për realizimin e projektit është siguruar ndihmë financiare prej një milion e pesëqind e dyzet mijë denarë, e cila është paraparë për pajisjen me materiale dhe mjete adekuate për kabinetet për fizioterapi dhe hidroterapi dhe dhomën senzorike. Kjo pajisje moderne do të lehtësojë punën e punonjësve në qendrën senzorike dhe do të ndikojë pozitivisht në aktivitetet e përdoruesve.

Materialet në dhomat senzorike kontribuojnë në zhvillimin e aftësive vizuale, prekëse dhe dëgjimore, si dhe zhvillimin e aftësive motorike fine dhe bruto. Efekti qetësues i shkaktuar nga mjetet që janë pjesë përbërëse e dhomës kanë një efekt pozitiv në përmirësimin e fokusit, duke përshtatur një përgjigje të saktë ndaj stimujve ndijor.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.