31.01.2022
Trençevska: Të mërkurën fillon dialogu për pagë minimale midis palëve të interesuara
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Trençevska dhe përfaqësuesit e Organizatës së Punëdhënësve sot mbajti një takim pune ku temë kryesore ishte kërkesa e sindikatave për rritjen e pagës minimale dhe vlefshmërinë e dialogut social në vend. Ministrja Trençevska informoi se përmes dialogut me punëtorët dhe punëdhënësit do të gjenden zgjidhje më të përshtatshme për përcaktimin e lartësisë së pagës minimale.
“Dialogu fillon të mërkurën kur do të realizojmë takimin e parë të Këshillit Ekonomik-Social. Qëndrimi ynë është se përmes negociatave për pagë minimale ku do të merr pjesë Qeveria, punëdhënësit dhe punëtorët me fakte dhe argumente duhet të arrijmë në zgjidhje e cila është më e mira për të gjitha palët e interesuara. Në këto takime do të hapim edhe çështjen për ndryshimin e kritereve për pagë minimale”, tha ministrja Trençevska.
Përfaqësuesit e Organizatës së Punëdhënësve konsiderojnë se më e mira është që dialogu të fillojë me bisedime për kriteret e reja për rritjen e pagës minimale. Bashkëbiseduesit ranë dakord se të gjithë faktorët në negociata janë po aq të rëndësishme në dialogun që pritet të japë përgjigjen më të mirë për pagën minimale.