24.08.2022

Trençevska në vizitë në Drekslmajer: Së bashku me sektorin privat po punojmë për përfshirje më të madhe sociale të personave me aftësi të kufizuara 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska së bashku me SH.T. Otto Graf, zëvendësambasador dhe shef i departamentit ekonomik në Ambasadën Gjermane, drejtoreshën e Inspektoratit Shtetëror të Punës (ISHP), Vesna Tomovska dhe përfaqësues nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale vizituan kompaninë gjermane të automobilave, Drekslmajer në Kavadar. 

Punësimi i personave me aftësi të kufizuara me qëllim të përfshirjes më të madhe sociale të tyre ishte në fokus të vizitës së sotme në këtë kompani. 

Ministrja Trençevska informoi se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është duke punuar në modelin e ri të zgjidhjes ligjore për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, si dhe në krijimin e Regjistrit Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuara dhe Qendrave për Rehabilitim dhe Aftësim Profesional të këtyre personave për të lehtësuar përfshirjen dhe përshtatjen e tyre në tregun e hapur të punës. 

“Me modelin e ri parashikohet mbështetje e konsiderueshme si për personat me aftësi të kufizuara ashtu edhe për punëdhënësit që do të punësojnë këta persona. Duke krijuar një sistem adekuat të mbështetjes së punësimit, personat me aftësi të kufizuara duhet të bëhen anëtarë të barabartë të shoqërisë dhe të kontribuojnë me sukses në mirëqenien e tyre të përgjithshme. Në fakt, sistemi duhet të mundësojë punësimin e personave me aftësi të kufizuara në mënyrë që ata të kenë siguri materiale dhe pavarësi më të madhe në vendimmarrje. Ndërsa ato kompani që tashmë kanë punësuar persona me aftësi të kufizuara do të publikohen dhe do të marrin mirënjohje si kompani që janë përgjegjëse shoqërore”, tha Trençevska. 

Ministrja nënvizoi se procesi i përgatitjes së modelit të ri do të jetë tërësisht transparent dhe gjithëpërfshirës, respektivisht me përfshirjen e të gjithë aktorëve socialë. Njëkohësisht, ajo shtoi se vendi ynë ndjek praktikat evropiane për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, me synim zbatimin e plotë të tyre, dhe në drejtim të ofrimit të mundësive të barabarta për hyrje në tregun e punës për të gjithë qytetarët në vend. 

Përfaqësuesit e “Drekslmajer” informuan se kompania e tyre prej disa vitesh punëson persona me aftësi të kufizuara duke mos pritur mbështetje shtesë punëson persona me aftësi të kufizuara dhe mundëson përfshirjen e duhur sociale të tyre, si dhe që kompania zbaton efektivisht masa aktive për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në procesin e punës.  

“Në Drekslmajer sillemi në përputhje me rregulloret ligjore dhe parimet e përgjithshme të sjelljes etike dhe të denjë. Në ekipet tona është i mirëseardhur gjithsecili që i respekton normat etike dhe sociale pa paragjykime që mund të jenë bazë për çdolloj kompanie”, nënvizoi Lukas Miringer, drejtor i përgjithshëm i “Drekslmajer” Maqedoni. 

Krahas përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara në proceset dhe aktivitetet prodhuese, nga kompania informojnë se përmes donacioneve dhe projekteve sociale sigurojnë mbështetje edhe për shoqatat e personave me aftësi të kufizuara fizike nga rajoni. 

Kjo kompani zbaton me sukses edhe modelin e arsimit profesional të dyfishtë në vend dhe ofron çdo vit mundëson mësim praktik për nxënësit e shkollave të mesme. Ai gjithashtu mbështet studentët më të mirë të fakulteteve teknike përmes bursave. 

Ministrja shprehu mirënjohje për Ambasadën Gjermane, zëvendësambasadorin SH.T. Otto Graf dhe kompaninë “Drekslmajer”, për ftesën dhe mundësinë e punësimit të personave me aftësi të kufizuara në kompani, shembull që duhet ndjekur nga të tjerët për të mbështetur ri-integrimin e personave me aftësi të kufizuar përmes punësimit dhe krijimit të mundësive për përfshirjen e tyre aktive në shoqëri.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.