26.08.2022

Trençevska: Kopshti i ri në Bogovinë është shembull për një qasje të barabartë dhe kujdes për të gjithë qytetarët, sigurohet përkujdesje për 87 fëmijë

Banorët e komunës së Bogovinës për herë të parë bëhen me kopsht të ri, në të cilën do të përkujdesen 87 fëmijë të kësaj komune. Kopshti i ri është ndërtuar sipas standardeve më të larta, duke përfshirë edhe nivelin e lartë të efikasitetit energjetik, me çka fëmijëve do t’u mundësohet qasje në shërbim cilësor.

Kopshti i ka të gjitha kushtet bashkëkohore për realizimin e veprimtarisë përkatëse edukative dhe arsimore për fëmijët parashkollorë përmes konceptit – mësim përmes lojës. Ky kopsht është pjesë e Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale, që e zbaton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Ndërtimi i kopshteve është pjesë e aktiviteteve nga Komponenti 2 i Projektit, ndërsa qëllimi është të rritet qasja deri te shërbimet sociale për zhvillim të hershëm të fëmijëve me theks të veçantë të fëmijëve në rrezik social, fëmijët me nevoja të veçanta dhe fëmijët nga familjet rome. Projekti mbështetet nga Banka Botërore. 

“Një nga prioritetet më të rëndësishme të kësaj Qeverie është ngritja e cilësisë së shërbimeve sociale, ndërsa një pjesë e tyre është kujdesi për fëmijët dhe ndërtimi i sistemit për sigurimin e përkujdesjes dhe zhvillimit cilësor. Tani, fryti i ndërtimit të atij sistemi janë tashmë të dukshme dhe më nuk janë e kaluar, por e tashme, ndërsa në kohën e tashme për rezultatet më së miri flasin fytyrat e buzëqeshura të prindërve, fëmijëve dhe kuadri edukativo-arsimor. Sot, jemi shumë krenarë sepse në komunën e Bogovinës për herë të parë banorët kanë qasje në shërbim më cilësor social në afërsi të vendbanimit. Kjo nënkupton jetë më cilësore për të gjithë, në veçanti për më të rinjtë, të cilët fitojnë mundësi për zhvillim bashkëkohor të fëmijëve. Përveç kësaj, ky kopsht është shembull për qasje të barabartë dhe kujdes për të gjithë banorët, pavarësisht nëse bëhet fjalë për një komunë të madhe ose më të vogël, që është qëllimi i reformës sociale”, theksoi Jovanka Trençevska, ministre e Punës dhe Politikës Sociale.

Deri më tani fëmijët e kësaj komune u përkujdesën në komunat më të afërta, më së shumti në kopshtet në Tetovë, që paraqiste problem për banorët e Bogovinës. 

“Me të vërtetë jemi të lumtur që sot njoftojmë një lajmë të mirë për banorët tanë, një lajmë me të cilën në masë të madhe do të përmirësohet cilësia e jetës. Deri më tani, banorët tanë nuk do të shqetësohen ku do t’i dërgojnë fëmijët derisa janë në punë, ndërsa banorët tanë më të rinj do të kenë një kopsht të ri modern, i cili do t’ju mundësojë ditë akoma më të bukura fëmijërore. Ne do të vazhdojmë të punojmë në përmirësimin e jetës në komunën tonë në komunën tonë, për kënaqësinë e të gjithëve”, theksoi Besnik Emshiu, kryetari i komunës së Bogovinës. 

Afërdita Imeri, drejtoreshë e kopshtit “Jeta” në Bogovinë, në promocionin e këtij institucioni të ri theksoi: “Kopshti ofron përkujdesje bashkëkohore të fëmijëve të moshës parashkollore. Kuadri jonë është profesional dhe shumë i motivuar, ndërsa do të ofrojmë edhe qasje përfshirëse për fëmijët e kategorive të rrezikuara, si dhe për fëmijët me nevoja të veçanta.

 “Kuadri edukativ-arsimor i kopshteve përmes projektit kaloi nëpërmjet moduleve për edukim dhe formim profesional. Projekti për përmirësimin e shërbimeve sociale mbështetet nga Banka Botërore. Në promocionin e kopshtit të ri në Bogovinë, mori pjesë edhe përfaqësuesja e Bankës Botërore Bojana Naceva, këshilltare e lartë e arsimit.

Në ngjarjen Naceva theksoi: “Kapitali  njerëzor është burimi më i rëndësishëm për një vend dhe luan një rol thelbësor në promovimin e rritjes dhe zhvillimit. Investimi në kapitalin njerëzor që nga fëmijëria e hershme jep rezultate më të favorshme dhe çon drejt përfitimeve gjatë gjithë jetës dhe ndër breza. Prandaj, zhvillimi i shërbimeve sociale të cilat do të mundësojnë qasje të barabartë për të gjithë është me rëndësi të jashtëzakonshme. Kështu, vërtetë kam kënaqësinë që sot kam mundësinë të marr pjesë në promovimin e kopshtit të ri, i cili, jam e sigurt, do të jetë dëshmitarë i shumë ditëve të lumtura fëmijërore. 

Ky është një pohim i përshtatshmërisë së Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale, që mbështetet nga Banka Botërore dhe është motiv të vazhdojmë të mbështesim projekte të tilla edhe në të ardhmen”.

Në kuadër të Projektit që e zbaton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, është parashikuar ndërtimi, rikonstruktimi dhe mbindërtimi i 16 kopshteve, prej të cilave 4 tashmë filluan me punë. Në këtë mënyrë sigurohet kapaciteti për më shumë se 1900 fëmijë në më shumë qytete dhe vendbanime.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.