01.08.2022

Trençevska: Kategoritë e rrezikuara të qytetarëve janë gjithmonë në fokusin tonë

“Një nga detyrat e para kur erdha si ministre ishte ndryshimi i Ligjit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor me të cilin rregullohen pensionet. Së bashku me Lidhjen e Shoqatave të Pensionistëve dhe Partia e Pensionistëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes dialogut social arritëm në ndryshime të ligjit me qëllim përmirësimin e jetës dhe statusit të pensionistëve në vendin tonë” tha Trençevska.

Ministrja theksoi se 330 000 pensionistë përfshihen me Metodologjinë e re për rritje të vazhdueshme të pensioneve e cila mundëson pensioni të harmonizohet 3 herë në vit në pajtim me 50% të rritjes së shpenzimeve të jetës dhe 50% nga rritja e pagës mesatare. Ajo theksoi se efektet e ndryshimeve nga ligji i sigurimit pensional, pensionistët do t’i shohin në fund të shtatorit ku do të fitojnë nga 7 deri 10 përqind pension më të lartë nga momentalja.

Në bazë të temës së programit të mëngjesit të Radio Televizionit të Maqedonisë, ministrja foli edhe për mbrojtjen e fëmijëve dhe institucionet publike të fëmijëve në shtet.

“Qëllimi ynë deri në fund të këtij mandati është të arrijmë deri në 50% përfshirje të fëmijëve në kopshtet e fëmijëve. Për momentin ekzistojnë 81 institucione publike për fëmijë që financon shteti dhe 41 kopshte private të fëmijëve. Nga viti 2017 deri sot kemi ndërtuar 71 objekte të reja për përfshirjen e fëmijëve në arsimin parashkollor prej të cilave 13 janë persona të ri juridik nga komunat ku nuk kanë ekzistuar aspak kopshte, përkatësisht në mjediset rurale” tha Trençevska.

Ministrja shtoi se lista e pritjes së fëmijëve është e madhe në Shkup dhe për këtë arsye i fton komunat e Qytetit të Shkupit të dorëzojnë projekte që Ministria e Punës dhe Politikës Sociale të financojë ndërtimin e kopshteve si dhe pagat e të punësuarve. Trençevska theksoi se deri në fund të vitit 2022 do të hapen 13 objekte të reja ku tashmë janë në fazë përfundimtare.

Në drejtim të temës zhvillim i duhur i fëmijëve, ministrja e shpjegoi edhe aplikacionin e ri “Bebbo” ku siç theksoi Trençevska ky është aplikacion i bërë së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Arsimit dhe shërben për udhëzimin e prindërve dhe kuadrit profesional në kopshtet për praktika pozitive me fëmijët prej 0 deri 6 vjeç.

“Aplikacioni përmban përgjigje të shumë pyetjeve me informacione të verifikuara për prindërit. Mund të ndiqet vaksinimi dhe kontrollet shëndetësore të fëmijëve. Shkarkimi i aplikacionit është falas ndërsa për shfrytëzimin e tij nuk nevojitet qasje në internet” tha Trençevska.

Ministrja e përfundoi vizitën e saj me temën e fundit për vizitën në Republikën e Polonisë.

Ajo theksoi se qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i praktikave pozitive në pjesën e sipërmarrjes sociale duke marrë parasysh suksesin në këtë fushë të Polonisë.

“Në fund të vizitës nënshkruam Memorandum për bashkëpunim me ministren për Familje dhe Mbrojtje Sociale të Republikës së Polonisë, Marlena Malag, memorandum që do të thotë thellim i bashkëpunimit të mëtejshëm. Tani jemi në proces të finalizimit të Ligjit të Sipërmarrjes Sociale në vendin tonë. Vizita e tillë në Poloni na dha një perspektivë më të gjerë për atë çfarë duhet të bëjmë që të mund t’ju mundësojmë kategorive të rrezikuara të qytetarëve si dhe të mundësojmë shërbimin e ndërmarrjeve sociale, qytetarët do ta fitojnë në pushtetin e tyre lokal” deklaroi Trençevska.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.