25.08.2022
Trençevska: Donacionet si të sodit të “Filip Moris”, le të jenë nxitje për ndërtimin e një shoqërie më humane për të gjithë
Donacionet e veshjes dhe pajisjes për shkollë nga kompania “Filip Moris-Tutunski kombinat Prilep”, të destinuara për fëmijët nga shtëpitë e grupeve të vogla në Institucionin publik për përkujdesje të fëmijëve me probleme arsimore sociale dhe me sjellje të çrregullta “25 Maji”, Shkup, sot u shpërnda në njërën nga shtëpitë e grupit, si mbështetje për fillimin e vitit të ri shkollor.
Në prezantimin e donacionit mori pjesë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, e cila shprehu falënderime për kompaninë “Filip Moris”, për humanizmin që e tregoi dhe njëkohësisht dërgoi mesazh për të gjitha kompanitë të cilat kanë mundësi të përfshihen në ndërtimin e një shoqërie më humane për të gjithë.
“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, si ministri e resorit e cila kujdeset për kategoritë më të rrezikuara, i mbështet fortë veprat e tilla humane të cilat kanë rëndësi të madhe për dikë për të cilin mbështetja me të vërtetë i nevojitet. Të gjithë së bashku, institucionet, sektori privat dhe civil, mund të sigurojmë më shumë për të gjithë ata qytetarë të cilët e kanë të nevojshme ndihmën dhe mbështetjen”, tha Trençevska.
Pjesa më e madhe e donacionit është e destinuar për rreth 30 fëmijë të përkujdesur në shtëpitë e grupeve të vogla pranë IP “25 Maji”, një pjesë do të jetë për fëmijët e shtëpitë e grupeve pranë IP “11 Tetori”- Shkup dhe Enti i rehabilitimit për fëmijë dhe të rinj, Fushë Tophanë – Shkup.