29.08.2022
Ministrja Trençevska sot do ta prezantojë Raportin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sipas Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve në Gjenevë
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot në Gjenevë do të prezantojë Raportin e Republikës së Maqedonisë së Veriut pas Konventës së OKB-së për të drejtat e fëmijëve dhe pas dy protokolleve fakultative për përfshirjen e fëmijëve në konfliktet e armatosura dhe për trafikimin e fëmijëve, prostitucioni i fëmijëve dhe pornografia e fëmijëve.
Ministrja Trençevska është udhëheqëse e delegacionit të Maqedonisë së Veriut në Gjenevë, të përbërë nga përfaqësues të Ministrive të Punës dhe Politikës Sociale, Punëve të Brendshme, Arsimit, Shëndetësisë, Drejtësisë dhe Punëve të Jashtme.
Sot në orët e pasdites Trençevska do të drejtohet para Komitetit për të Drejtat e Fëmijëve në Gjenevë.