04.04.2022

Trençevska: Së bashku vazhdojmë të ofrojmë kushte të mira për të moshuarit, shtëpitë të jenë vend i këndshëm për jetesë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot u takua me Shoqatën për mbrojtje sociale të të moshuarve “Kujdesem”.

Në takim u diskutua për ndryshimet në Rregulloren për normat dhe standardet për hapësirën, pajisjet, profesionistët dhe fondet e nevojshme për themelimin dhe fillimin e funksionimit të institucionit të mbrojtjes sociale për të moshuarit.

Trençevska theksoi se ministria do të punojë në zgjidhje të pranueshme për tejkalimin e sfidave me të cilat ballafaqohen shtëpitë që kanë marrë leje pune për të ruajtur funksionimin e tyre.

“Në periudhën në vijim do ta shqyrtojmë Projekt-Rregulloren e institucioneve tashmë ekzistuese për përkujdesje të të moshuarve dhe do të parashikojmë një periudhë kohore të harmonizimit të shtëpive me normat e rregullores për të siguruar qëndrueshmërinë e institucioneve”, tha Trençevska.

Ministrja theksoi se duhet të plotësohen standardet e përgjithshme të të gjitha shtëpive për të mbajtur shtëpitë si institucione të këndshme që do të kenë një ndikim të mirë në jetën psikosociale të të moshuarve.

Në fund të takimit, Shoqata falënderoi për mundësinë që të diskutohet për sfidat me të cilat ballafaqohen institucionet private për të moshuarit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.