18.04.2022

Trençevska: Refuzimi i rritjes së pagave për 10% në kohë krize nga SASHK-u është vetëm një konfirmim se nuk merren parasysh interesat e fëmijëve, por interesat personale

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, gjatë vizitës së sotme të punës në Komunën e Strumicës, dha një deklaratë për publikun lidhur me grevën e organizuar nga SASHK-u, në të cilën tha se vendi i nxënësve është në shkollë, kurse fëmijët parashkollorë në kopsht, si dhe refuzimi i zgjidhjes së ofruar nga qeveria për rritjen me 10% të pagave të mësuesve, edukatorëve dhe përkëdhelësve në kohë krize globale është vetëm një konfirmim se nuk merren parasysh interesat e fëmijëve, por interesat personale të SASHK-ut.

“Fillon java e dytë pasi që fëmijët janë jashtë procesit edukativo-arsimor, fëmijët janë jashtë procesit të kujdesit dhe edukimit nga kopshtet. Zgjidhja e ofruar nga Qeveria për përfaqësuesit e SASHK-ut ishte rritja me 10% e pagave të mësuesve, edukatorëve dhe përkëdhelësve, hapja e një marrëveshjeje të përgjithshme kolektive dhe një metodologji e re për rritjen e përhershme të pagave që do të monitorojë rritjen e kostove të jetesës dhe rritje të pagës mesatare. Një zgjidhje e tillë u refuzua nga SASHK-u, që nënkupton se nuk ka të bëjë me interesat e fëmijëve dhe nxënësve, por SASHK-u vepron vetëm në përputhje me interesat e tyre personale”, tha Trençevska.

Kujtojmë se në vitin 2019, shtoi Trençevska, rritja e pagave në mbrojtjen e fëmijëve u rrit për 21% dhe me këtë rritje prej 10% të pagave do të kemi rritje prej 31% për më pak se 3 vjet. Rritja prej 2500 denarë e pagës mesatare të edukatorëve dhe 2000 denarë e pagës mesatare të përkëdhelësve në kushtet e krizës së COVID-19, krizës së çmimeve dhe krizës ekonomike është me të vërtetë një rritje që është dashur të pranohet nga organizatorët e grevës – SASHK.

“SASHK-u si organizator i grevës e ka fajin vetëm për faktin se fëmijët janë ende jashtë procesit arsimor dhe në procesin e përkujdesjes në institucionet parashkollore, duke vazhduar grevën dhe duke mos pranuar zgjidhjen reale të mirë të ofruar nga Qeveria, MPPS-ja dhe MASH. Qeveria po bën gjithçka që të gjendet një zgjidhje e përshtatshme për të gjetur një gjuhë të përbashkët me SASHK-un që fëmijët të kthehen në shkolla dhe të ketë rritje të pagave të edukatorëve, përkëdhelësve, profesorëve, arsimtarëve. Vendi i fëmijëve është në shkollë, vendi i fëmijëve është në kopshte dhe i vetmi përgjegjës për këtë nëse nuk gjendet një zgjidhje e përshtatshme do të jetë SASHK-u si organizator i kësaj greve”, tha ministrja Trençevska në fjalimin e saj për publikun.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.