19.04.2022

Trençevska për Brifingun e mëngjesit: Qeveria ofron zgjidhje sistematike për rritje konstante të pagave, e cila nuk do të varet nga qeveria aktuale dhe grevat

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska në emisionin “Brifingu i mëngjesit” në lidhje me grevën e organizuar nga SASHK-u, informoi se nga gjithsej 75 institucione publike në 29 nuk ka grevë, punonjësit janë në vendet e tyre të punës dhe procesi përkujdesës-edukativ po zhvillohet pa ndërprerje. Në kopshtet e tjera një pjesë e punonjësve janë në grevë, por kopshtet funksionojnë.

Ajo theksoi se fakti që nxënësit nuk janë në shkolla për javën e dytë, dhe një pjesë e fëmijëve nuk janë në kopshte, si dhe refuzimi i rritjes 10% të pagave të punonjësve të shkollave dhe kopshteve është një konfirmim se interesat. e fëmijëve nuk merren parasysh, por këto janë interesa personale të SASHK-ut.

Lidhur me pagesën e pagave gjatë grevës, ministrja theksoi se e drejta e grevës është e garantuar me Ligjin e Marrëdhënieve të Punës dhe Marrëveshjeve Kolektive.

“Marrëveshja kolektive për mbrojtjen e fëmijëve është e qartë dhe vendimtare sa i përket pagesës së kontributeve dhe pagës gjatë grevës. Kontributet i paguan punëdhënësi, në lartësinë e bazës më të ulët për pagesën e kontributeve, ndërsa pagën neto të punonjësve në grevë mund ta paguaj organizatori i grevës – SASHK. Ligji e jep mundësinë, dhe pyetja është se a do t'ua paguajë SASHK-u pagat punëtorëve”, tha Trençevska.

Ajo theksoi se sa i përket Marrëveshjes kolektive të arsimit, në përputhje me nenin 54, për të cilin flitet në publik, opinioni është i keqinformuar. Sipas saj, neni 54 tregon se shteti i paguan pagat në kushtet e grevës kur shkaku është shkelja e të drejtave të punëtorëve. Në këtë rast nuk bëhet fjalë për shkelje të të drejtave të punëtorëve, por kërkesë për promovim të të drejtave të punëtorëve. Ajo iu referua edhe Ligjit të pagës minimale, sipas të cilit marrëveshjet kolektive harmonizohen për një periudhë gjashtëmujore. Ajo sqaroi se nuk mund të bëhet fjalë për shkelje të të drejtave të punëtorëve, sepse afati gjashtëmujor nuk ka skaduar. E sipas kërkesës së SASHK-ut kërkohet avancimi i të drejtave të punëtorëve.

“Qeveria ofroi zgjidhjen më të mirë për momentin. Rritja e pagave për 10% me ribalancimin e buxhetit dhe hapja e negociatave për një marrëveshje të re të përgjithshme kolektive, e cila do të përfshijë një metodologji të re që do të thotë rritje konstante e pagave dhe në bazë të marrëveshjes së përgjithshme kolektive do të harmonizojmë marrëveshjet kolektive të degëve. Çdo vit harmonizim me rritjen e kostos së jetesës dhe rritjen e pagës mesatare, që është zgjidhje sistematike për këtë çështje”, theksoi Trençevska.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.