20.04.2022

Trençevska: Me ndërtimin e kopshtit të ri në Karposh sigurojmë vend për 100 fëmijë tjerë, deri në fund të vitit do të hapim 13 kopshte të reja me përfshirjen e 1360 fëmijëve 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot e vizitoi kopshtin “Orce Nikolov” në Komunën e Karposhit,  si dhe i inspektoi punimet ndërtimore të objektit të ri – ndërtimin shtesë të kopshtit ekzistues. 

“Përveç miqësisë me fëmijët, vizitën në kopshtin e fëmijëve ‘Orce Nikolov’e kam shfrytëzuar për të inspektuar punimet e ndërtimit të objektit të ri i cili ndodhet në të njëjtin oborr, dhe është i lidhur me objektin ekzistues përmes një lidhjeje të koordinuar. Me zgjerimin e kopshtit sigurojmë rritje të mbulimit të fëmijëve edhe për 100 vende të reja, për fëmijë të moshës 5-6 vjeçare, në mënyrë që kopshti ‘Orce Nikolov’ të ketë kapacitet për gjithsej 280 fëmijë të arsimit parashkollor. Janë planifikuar katër salla të reja të lojërave, të cilat do të pajisen me materiale të reja didaktike, mobilie dhe pajisje të përshtatshme për moshën e fëmijëve”, tha Trençevska. 

Ajo informoi se ndërtimi shtesë i objektit të ri bazohet në grantin e aprovuar të aplikuar nga Komuna e Karposhit, dhe i cili zbatohet përmes Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, i mbështetur nga Banka Botërore. 

Aktivitetet e planifikuara të punës duhet të përfundojnë deri në fund të gushtit 2022, pas së cilës të vegjlit do të mund të hyjnë. Vlera e investimit për vazhdimin e tij është 23 milionë denarë.

Ministrja theksoi se kujdesi për fëmijët më të vegjël qëndron lartë në agjendën e Qeverisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

“Këtë e konfirmon puna e përkushtuar përmes së cilës, deri në fund të vitit 2022, Ministria ka planifikuar hapjen e 13 kopshteve/objekteve me kapacitet total prej 1360 fëmijësh dhe 15 kopshte të tjera, ndërtimi i të cilave është në rrjedhë e sipër, dhe të cilat planifikohen të hapen në vitin 2023 me kapacitet të përgjithshëm për 1905 fëmijë”, tha Trençevska. 

Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski shprehu kënaqësinë dhe  mbështetjen për projektet që kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve të kësaj komune. Në këtë kuptim, ai e theksoi nevojën për sigurimin e kushteve të reja hapësinore për përkujdesjen e fëmijëve parashkollorë, dhe me ndërtimin e objektit të ri do të plotësohen dukshëm nevojat e Komunës së Karposhit.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.