20.04.2022

Trençevska: Jemi të përkushtuar që të ofrojmë të gjitha parakushtet për zhvillim të hershëm dhe të barabartë, cilësor për fëmijët me aftësi të kufizuar

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot mori pjesë në tubimin tradicional të Pashkëve kushtuar fëmijëve me aftësi të kufizuara zhvillimore, nën moton: TË GJITHË JEMI TË NJËJTË – ËSHTË FAT TË JEMI SË BASHKU, organizuar nga Universiteti Evropian, Shkup.

Ministrja në fjalën e saj theksoi përkushtimin e Qeverisë dhe Ministrisë në sigurimin e përfshirjes më të madhe të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe me vështirësi zhvillimore në shoqëri.

“Niveli i gjithëpërfshirjes në institucionet parashkollore dhe në sistemin arsimor në përgjithësi, si dhe ofrimi i të drejtave dhe mundësive të barabarta për të gjithë fëmijët, tregon ndërgjegjësimin dhe nivelin e zhvillimit të një shoqërie. Ne si Qeveri kemi qëndruar me vendosmëri prapa konceptit të një shoqërie për të gjithë, që nënkupton mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët, në të gjitha bazat dhe qasje të barabartë në burime”, tha ministrja Trençevska.

Ajo vuri në dukje se zhvillimi i politikave moderne për fëmijët me aftësi të kufizuara është i dukshëm nëpërmjet futjes së Klasifikimit Ndërkombëtar të Funksionimit në vlerësimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara. Mënyra e re e vlerësimit braktis modelin e vjetër mjekësor të perceptimit të aftësisë së kufizuar dhe e zëvendëson atë me një pikëpamje jomjekësore që vlerëson pikat e forta dhe aftësitë e fëmijëve dhe të rinjve, si dhe mbështetjen e nevojshme që fëmija duhet të marrë në arsim, sistem për të gëzuar mundësi të barabarta si bashkëmoshatarët e tij dhe të jetë në gjendje të zhvillojë potencialin e tij.

Ministrja iu referua ndryshimeve legjislative në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, i cili zëvendësoi grupet e veçanta për fëmijët me aftësi të kufizuara me përfshirjen e fëmijëve në grupet e rregullta arsimore. Ndryshime ligjore u bënë edhe në Ligjin për Mbrojtjen Sociale, me të cilat u zvogëlua kufiri i moshës për përdorimin e shërbimit të asistencës personale nga 18 në 6 vjet, me qëllim që të përkrahet përfshirja e fëmijëve në sistemin e rregullt arsimor dhe në shoqëri.

“Është dhënë mundësia për prioritet në pranimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe përfshirjen e tyre në kopshtet publike, për çka në Komisionin e Pranimit është dorëzuar një konstatim me rekomandim për pranim nga organi ekspert për vlerësim funksional. Dhe gjatë ndërtimit të kopshteve vëmendje e veçantë i kushtohet qasjes dhe sigurimit të kushteve të përshtatshme hapësinore për fëmijët”, tha Trençevska.

Ministrja informoi se është duke u realizuar projekti “Rritja e cilësisë së arsimit dhe kujdesit parashkollor” nga Programi i Veprimit i IPA 2017 në vlerë prej 1.150.000 euro, i cili synon modernizimin e sistemit për karrierë dhe zhvillim profesional të punonjësve në kopshte dhe forcimi i pjesëmarrjes së prindërve në edukimin, arsimin dhe kujdesin parashkollor.

Ajo theksoi se ndërhyrja e hershme ka një rëndësi të madhe për zhvillimin e mëtejshëm të fëmijëve me aftësi të kufizuara, ndaj Ministria e Punës dhe Politikës Sociale së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë dhe agjencitë e Kombeve të Bashkuara po investojnë në ndërtimin e një sistemi të ndërhyrjes së hershme nga 0-5 vjeç, sepse ndërhyrja e hershme është hallka më e rëndësishme në jetën e ardhshme të fëmijëve. Ajo shtoi se është duke u zhvilluar një regjistër për personat me aftësi të kufizuar, i cili do të sigurojë regjistrime të sakta të personave me aftësi të kufizuar dhe në bazë të të cilit do të krijohen politika të ardhshme në fushën e mbështetjes dhe ofrimit të të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.

Në fund të fjalimit, ajo theksoi se diversiteti duhet të bashkojë, jo të ndajë. Vetëm me një qëndrim të tillë, tha Trençevska, mund të presim zhvillimin e një shoqërie.

“Si ministre e Punës dhe Politikës Sociale, dhe mbi të gjitha si njeri, vazhdoj të përpiqem të siguroj të gjitha parakushtet që do të sigurojnë zhvillim të hershëm dhe të barabartë, cilësor për fëmijët me aftësi të kufizuara, gjë që është shumë e rëndësishme për zhvillimin e tyre të mëtejshëm dhe kontribut të barabartë në shoqëri”, tha Trençevska.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.