19.04.2022

Trençevska-Duev: Memorandumi i bashkëpunimit është konfirmim i përpjekjeve tona dhe thellimi i bashkëpunimit të ndërsjellë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe dekani i Fakultetit Filozofik në UKIM, prof. dr. Ratko Duev, sot nënshkruan Aneksin e Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit Filozofik dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Nënshkrimi i këtij dokumenti është vazhdimësi e bashkëpunimit të vendosur dhe zgjerimi i tij nëpërmjet aplikimit dhe zbatimit të projekteve të përbashkëta, duke përmirësuar standardin e studimit për studentët, veçanërisht nga grupet e margjinalizuara.

“Pres bashkëpunim të frytshëm ndërmjet institucioneve, me të cilat do të krijojmë kuadro që mund të vendosen me sukses në tregun e punës. Bashkëpunimi ka për qëllim forcimin e të gjitha aspekteve të funksionimit të fakultetit së bashku me ministrinë”, tha ministrja Trençevska.

Nënshkruesit e aneksit të Memorandumit, shprehën besimin se nënshkrimi i tij do të mundësojë bashkëpunim real në të gjitha fushat për të cilat është lidhur, bashkëpunim në fushën e praktikave, praktikave për studentë, projekteve të përbashkëta. Ata theksuan se bashkëpunimi do të realizohet për të mundësuar një edukim më të mirë për secilin student në Fakultetin Filozofik.

Memorandumi i Bashkëpunimit mbulon fushat e politikave sociale, sigurimit social, mbrojtjes sociale, punës sociale, mbrojtjes së fëmijëve, punës familjare, marrëdhëniet e punës dhe punësimit, përfshirjes arsimore dhe sociale, rehabilitimit dhe edukimit special, barazisë gjinore dhe mosdiskriminimit, mundësive të barabarta dhe integrimin evropian.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.