13.04.2022

Takimi Trençevska-Ticinjski: Polonia vazhdon të jetë bashkëpunëtori ynë besnik me të cilin ndajmë përvojat e përparimit të mëtejshëm në politikëbërje

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençeevska, u takua me ambasadorin polak Vojcieh Ticinjiski. Në takim u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet vendeve, si dhe për mundësitë për shkëmbim të mëtejshëm të përvojave që do të kontribuojnë në krijimin e politikave për zhvillimin e vendit dhe integrimin e tij në Bashkimin Evropian. 

“Polonia është një mbështetëse e madhe dhe mike e Maqedonisë së Veriut. Duke ndarë përvojat përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm, mësuam shumë në fushën e sipërmarrjes sociale. Përvojat e fituara janë shumë të dobishme për përgatitjen e Ligjit për ndërmarrësi sociale dhe në pjesën e projekteve IPA", tha Trençevska.

Ambasadori i Polonisë shprehu gjithashtu mbështetje për përmirësimin e jetës së qytetarëve në vetëqeverisjet lokale dhe organizimin e qëndrimit studimor dhe shkëmbimin e përvojave për tema relevante.

"Ne do t'i motivojmë partnerët tanë ndërmarrës dhe organizatat joqeveritare që punojnë në shërbimet sociale dhe do t'i mbështesim që të përfshihen në zbatimin e propozimeve të dhëna", shtoi Trençevska.

Të dyja palët shprehën mirënjohje për bashkëpunimin aktual që do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.