20.04.2022

SASHK-u i mashtron grevistët dhe i vë interesat personale para interesave të fëmijëve

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, lidhur me konferencën e sotme për media të SASHK-ut, njofton opinionin se vendimi për organizimin e grevës së përgjithshme nga ana e SASHK-ut është marrë për harmonizimin e Marrëveshjes Kolektive për institucionet publike për fëmijët në fushën e kujdesit dhe edukimit të fëmijëve të moshave parashkollore dhe në veprimtarinë e pushimit dhe rekreacionit të fëmijëve, me rritjen e pagës minimale, në përputhje me nenin 8 të Ligjit për pagën minimale.

Neni 8 i Ligjit për pagën minimale parasheh që kontratat kolektive të harmonizohen brenda gjashtë muajve. Fakti që vendimi për organizimin e grevës është marrë para afatit, do të thotë se nuk është shkelje e të drejtave të punës, por kërkesë për promovim të të drejtave të punës.

Marrëveshja kolektive për institucionet publike të fëmijëve në veprimtarinë e kujdesit dhe edukimit të fëmijëve të moshës parashkollore dhe në veprimtarinë e pushimit dhe argëtimit të fëmijëve, në nenin 72 rregullon se e drejta e grevës ushtrohet nga punëtorët në përputhje me ligjin.

Në paragrafin 2 të të njëjtit nen thuhet se gjatë grevës punëdhënësi është i detyruar të paguajë kontributet dhe taksat mbi pagën, të përcaktuara me rregullore të veçanta, në bazën minimale për pagesën e kontributeve. E njëjta gjë është e rregulluar në nenin 240 të Ligjit për marrëdhëniet e punës, dhe neni 241 i jep mundësi organizatorit të grevës që punëtorëve të cilët kanë marrë pjesë në grevë të paguajë pagën neto gjatë grevës.

Nga kjo në konferencën e sotme për media të SASHK-ut, del se duke cituar anëtarët e Marrëveshjes Kolektive që nuk ndërveprojnë me gjendjen reale, e që i referohen kushteve të grevës kur shkelen të drejtat e punës dhe që nuk i referohen mbrojtjes së fëmijëve (kopshteve), SASHK i mashtron grevistët në kopshte dhe arsim.

Prandaj, nuk është as shantazh, as kërcënim, por thjesht respekt i ligjeve të vendit.

Me vendimin për vazhdimin e grevës, SASHK-u sërish vë interesat personale para interesave të fëmijëve dhe studentëve. Kopshtet dhe shkollat e mbyllura nuk sjellin asgjë të mirë për nxënësit dhe fëmijët, as për prindërit që nuk mund të kujdesen për fëmijët e tyre në kopshte.

I bëjmë thirrje SASHK-ut që të rishqyrtojë vendimin e tij dhe të respektojë të drejtën e fëmijëve për qasje në arsim, si dhe mbarëvajtjen e veprimtarisë së përkujdesjes dhe edukimit të fëmijëve.

Qeveria, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës kanë treguar transparencë dhe gatishmëri për ta adresuar këtë çështje, përmes propozimeve konkrete që nënkuptojnë zgjidhje të përhershme dhe sistematike të harmonizimit të pagave në arsim dhe arsimin parashkollor dhe rritje në përqindje të pagave, ribalancim buxhetor duke marrë parasysh krizën globale ekonomike dhe energjetike. Për dallim nga SASHK-u që nuk la hapësirë për dialog, përkundrazi, treguan se nuk dëgjojnë për gjendjen me krizën, e cila është në nivel global dhe nga e cila ne si shtet nuk jemi të kursyer.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.