21.04.2022

Përhapja e të pavërtetave në rrjetet sociale nuk do të ndihmojë personat me aftësi të kufizuar dhe prindërit e tyre, Ministria ofron zgjidhje konkrete për nevojat e tyre

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale mbetet një institucion i hapur për të gjithë qytetarët. Të gjitha politikat, strategjitë, programet dhe aktivitetet kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës dhe ofrimin e mundësive për barazi në shoqëri.

Qëndrimi i Ministrisë është se së bashku - institucionet dhe qytetarët, mund të përgatisim zgjidhjet më të mira që janë në interes të përmirësimit të qasjes në të drejtat dhe shërbimet e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve, por edhe qasjen në tregun e punës dhe përmirësimin e kapaciteteve të punësimit të personave me aftësi të kufizuar.

Ministria po punon seriozisht për krijimin e një shoqërie të drejtë dhe të barabartë për fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuar dhe këtë e ka bërë publike në disa raste, me qëllim që informacioni të arrijë te të gjithë të interesuarit, veçanërisht komunitetin e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar për masat që po merren.

Është e rëndësishme që fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuar të përfshihen në jetën publike dhe shoqërore. Sepse, me përfshirjen e tyre në kopshte, shkolla, tregun e punës, kulturën dhe mjedisin social, ata fitojnë aftësi dhe njohuri me të cilat do të jenë pjesëmarrës aktivë në shoqëri. Në këtë drejtim ne krijojmë shërbime sociale dhe arsimore dhe të drejta të mbrojtjes sociale.

Fëmija me aftësi të kufizuar, pra prindi i një fëmije me aftësi të kufizuar që ushtron të drejtën e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve, mund të përdorë edhe një shërbim të caktuar social ose arsimor si asistent personal, asistent edukativ, ndihmë dhe kujdes në shtëpi, shërbime të kujdesit ditor, mbështetje individuale nga profesionistë, jetesë me mbështetje, këshillim etj., pa hequr apo ulur masën e kompensimit monetar.

Çmimet për shërbimet sociale që janë të publikuara në faqen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale i referohen çmimeve të cilat i bartë shteti, përkatësisht paguhen përmes IP Qendrave Ndërkomunale për Punë Sociale dhe janë falas për fëmijët ose personat me aftësi të kufizuar. Këto shërbime janë të pavarura dhe nuk ndikojnë në nivelin e të drejtave që marrin fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuar.

Me këtë duam të informojmë drejt dhe me vërtetësi publikun, si dhe fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuar dhe familjet e tyre, se pretendimet e përhapura në rrjetet sociale nuk janë të vërteta dhe janë të dëmshme për zhvillimin e shërbimeve dhe të drejtave të fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuar.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.