07.04.2022

Njoftim për publikun

Në përputhje me Konventën për të Drejtat e Fëmijës, dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e drejta e patjetërsueshme e fëmijëve është që t'u sigurohet kujdes dhe arsimim në institucionet parashkollore si një formë e mbrojtjes së fëmijëve.

Sipas Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, në institucionet parashkollore për fëmijë, kryerja e veprimtarisë së përkujdesit dhe edukimit të fëmijëve parashkollorë nuk guxon të ndërpritet përveç rasteve emergjente (fatkeqësi natyrore, epidemi etj.), për të cilat vendos themeluesi, dhe pas pëlqimit paraprak nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, por jo edhe gjatë kohës së grevës.

Me rastin e grevës së paralajmëruar nga SASHK-u dhe në institucionet parashkollore, e cila e drejtë është e garantuar e drejta e punëtorëve në pajtim me Kushtetutën, gjatë ushtrimit të së drejtës së grevës, nga punëtorët kërkohet që të sigurojnë punën minimale të pandërprerë të institucioneve dhe sigurimi i nivelit të domosdoshëm i ushtrimit dhe interesave të qytetarëve, përkatësisht kujdesi dhe edukimi i pandërprerë i fëmijëve parashkollorë.

Të gjitha institucionet parashkollore duhet të respektojnë Ligjin, Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Konventën për të Drejtat e Fëmijëve dhe të organizojnë procesin e kujdestarisë.

Informojmë opinionin dhe prindërit se të gjitha institucionet parashkollore në ditët e grevës së paralajmëruar, do të kryejnë aktivitetin e tyre të kujdesit dhe edukimit të fëmijëve si më parë.

Për Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, kujdesi për më të vegjlit, fëmijët është prioritet dhe mbrojtja e të drejtave të tyre është përgjegjësia jonë e përbashkët.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.