12.04.2022

MPPS: Vazhdon pandërprerë kujdesi dhe edukimi i fëmijëve në kopshte

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton opinionin se prej gjithsej 75 Institucione Publike për kujdes dhe edukim të fëmijëve të moshës parashkollore, në 25 institucione parashkollore për fëmijë sot aspak nuk mbahet grevë. Ndërsa, në 50 institucione parashkollore ka grevë për vetëm një pjesë të të punësuarve.

Këto të dhëna tregojnë se një e treta e gjithsej të punësuarve në institucionet parashkollore nuk e mbështesin grevën e organizuar të SASHK-ut, që paraqet rritje të katër institucioneve për dallim nga dita e djeshme.

Në përputhje me të dhënat e ministrisë të cilat përditësohen në bazë ditore, shënohet një tendencë e rritjes së fëmijëve të kujdesur në kopshte gjatë ditës së djeshme. Kjo situatë vjen nga fakti se kujdesi dhe edukimi i fëmijëve në kopshte u zhvillua pa probleme ditën e djeshme, me përjashtim të një Institucioni Publik dhe një kapacitet të zvogëluar të kujdesit të fëmijëve në një numër të vogël të institucioneve parashkollore.

Gjithashtu, shënohet edhe një rritje e lehtë edhe te pjesëmarrësit (punonjës dhe përkrahës) të grevës në institucionet parashkollore. Marrëveshja sociale vazhdon, Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale mbeten të hapura për të gjetur një zgjidhje të përbashkët sa më të qëndrueshme për të gjithë, ndërsa mbi të gjitha në interes të mbrojtjes së fëmijëve.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.