10.11.2022

Trençevska: Sigurimi i mundësive për punësim dhe krijimi i perspektivës për të gjithë qytetarët është përgjegjësi e Qeverisë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale së bashku me atasheun austriak për Republikën e Maqedonisë së Veriut, Harald Fuger dhe drejtorin e Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut,

Bekim Murati, sot morën pjesë në punëtorinë e fundit të projektit të mbështetjes bilaterale për shërbime punësimi për të rinjtë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.Ministrja në fillim të fjalës së saj theksoi se ofrimi i mundësive për punësim dhe krijimi i perspektivës për të gjithë qytetarët është përgjegjësi e Qeverisë dhe se përgjegjësia është edhe më e madhe kur bëhet fjalë për të rinjtë. 

“Kur bëhet fjalë për të rinjtë dhe statusin e tyre në tregun e punës, vitet e fundit vërehet një përmirësim i dukshëm i gjendjes së punësimit të të rinjve. Në vitin 2021, rreth 94 mijë të rinj në Republikën e Maqedonisë së Veriut nuk ishin të punësuar, nuk ishin përfshirë në arsim apo trajnim, që përkon me një të katërtën popullsisë së re. Kjo pjesë, edhe pse ende është e madhe, është në rënie krahasuar me vitin 2016, kur në kategorinë NEET ishin 136 mijë të rinj”, theksoi Trençevska.

Ajo nënvizoi se si Ministri dhe Qeveri kanë qasje sistematike për zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen të rinjtë, përmes zbatimit të politikave të punësimit dhe miratimit të ligjeve të veçanta, si Ligji për praktikën, Ligji për shtesat për të rinjtë dhe Ligji për pjesëmarrjen e të rinjve në Politikat Rinore.

Në prezantimin e saj ajo iu referua Strategjisë së re Kombëtare të Punësimit.Strategjia e re Kombëtare e Punësimit parashikon vazhdimin e “Garancisë për të Rinj”. Në fakt, këtë vit po përgatisim plan të ri për “Garancinë për të Rinj” për katër vitet e ardhshme, i cili do të miratohet nga Qeveria deri në fund të vitit. Në planin e ri, ne i kushtojmë vëmendje të veçantë forcimit të të ashtuquajturave aktivitete në terren, të cilat janë kyçe për identifikimin dhe mobilizimin e të rinjve joaktivë”, tha Trençevska.

Në fund të fjalës së saj, ministrja e falënderoi Ministrinë e Politikës Sociale, Shëndetësisë, Kujdesit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të Republikës së Austrisë si dhe për mbështetjen që i japin Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.