25.11.2022

Trençevska: Secili ka një rol aktiv në luftën kundër dhunës, ajo nuk zgjat vetëm këto 16 ditë aktivizëm, ajo zgjat gjatë gjithë jetës së çdo individi

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe fillimit të fushatës ndërkombëtare - 16 ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore ndaj grave dhe vajzave, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska mori pjesë në ngjarjen e titulluar “Njih, Blloko dhe Raporto - dhunën digjitale dhe në forma të tjera ndaj grave dhe vajzave", ku morën pjesë agjencitë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Delegacioni i BE-së dhe i OSBE-së në vend, si dhe përfaqësues të organizatave dhe institucione të shoqërisë civile.

Me temën e këtij viti: “BASHKOHUNI!” Aktivizëm për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave”, apeli është për të gjithë që të përfshihen për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave, të tregojnë mbështetje dhe solidaritet me aktivistët për të drejtat e grave dhe të kundërshtojnë çdo lloj-forme të dhunës.

Ministrja Trençevska në fjalimin e saj theksoi se tema e ngjarjes “Njih, blloko dhe raporto – dhunën digjitale dhe të tjera ndaj grave dhe vajzave, para së gjithash i referohet rëndësisë së njohjes së dhunës, që është element kyç për parandalimin e saj, sepse viktimat jo gjithmonë e njohin veten si viktima. 

“Jemi dëshmitarë se po jetojmë në një kohë të digjitalizimit të përshpejtuar të të gjitha proceseve, ku mjetet e reja teknologjike kanë hapur ndjeshëm hapësirën për komunikim mes njerëzve dhe për ndarjen e informacionit, njohurive dhe perspektivave jetësore. Gratë janë ato që kanë një përfitim të konsiderueshëm nga ky zhvillim digjital për shkak të rritjes së shtuar të pranisë, mundësisë së arsimimit, por edhe mundësisë së përfshirjes në tregun e punës. Megjithatë, gratë nuk janë të vetmet që korrin përfitimet e zhvillimit të përshpejtuar digjital. Ato shpesh i bartin pasojat negative”, theksoi  Trençevska.

Ajo theksoi se diskriminimi, gjuha e urrejtjes, komentet me ndjeshmëri gjinore, ngacmimet në rrjetet sociale, dhuna psikologjike dhe digjitale janë pjesë e “dhuratave” negative që kanë marrë gratë nga ky proces. 

“Ndoshta tendenca më shqetësuese është pikërisht ky lloj  frikësimi dhe shqetësimi me bazë gjinore, tani mund të bëhet pa kufij, pa pengesa dhe pa afate kohore. Keqpërdorimi i komunikimit, shpërndarja e fotografive të grave dhe  damkosja publike pothuajse është bërë pjesë e  përditshmërisë sonë”, theksoi Trençevska.

Ministrja potencoi  se përhapja online përmbajtjeve që e promovojnë dhe e përforcojnë dhunën ndaj grave dhe vajzave, si dhe fakti që krijohet një regjistër digjital i përhershëm, mund të rezultojë edhe në ri-viktimizimin dhe ritraumatizimin.

“Vendi ynë ka siguruar akses të papenguar të grave në drejtësi. Një pjesë e madhe e tyre ndihen të sigurta për të raportuar dhe e dinë se ne jemi në anën e tyre, se nuk lejojmë asnjë dhunë të mbetet pa u ndëshkuar. Të gjithë kanë një rol aktiv në këtë luftë, sidomos vajzat e reja që janë energjia e ndryshimit, e së ardhmes, por edhe e vetëdijes së ndërtuar për të drejtat e tyre dhe barazinë gjinore”, tha Trençevska.

Ajo u bëri thirrje vajzave të reja që janë brezi i digjitalizimit, të ndërgjegjësohen për format e dhunës, t'i njohin ato, t'i raportojnë dhe të inkurajojnë bashkëmoshatarët që t'i raportojnë. Vetëm në këtë mënyrë do të jemi të vetëdijshëm, të fortë, me zë dhe të vendosur për t'i dhënë fund dhunës digjitale.

"Le të bashkohemi!" Sepse dhuna, në të gjitha format e saj, është e papranueshme, diskriminuese dhe duhet dënuar, çrrënjosur dhe parandaluar me çdo kusht. Lufta kundër dhunës nuk zgjat një ditë, nuk zgjat këto 16 ditë aktivizmi në të cilat do të flasim me zë të lartë për të, ajo zgjat gjatë gjithë jetës së secilit individ”, porositi  Trençevska.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.