28.11.2022

Trençevska: Ne u japim mbështetje të fortë grave për integrimin e tyre më të madh në tregun e punës

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot mori pjesë në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, me rastin e Ditës së punonjësve të tatimeve. Në tryezën e rrumbullakët morën pjesë edhe bashkëshortja e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Elizabeta Georgieska, ambasadori i Republikës së Sllovenisë, Milan Predan, drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Sanja Lukarevska, përfaqësues nga institucionet tjera përkatëse  si dhe përfaqësues nga sektori privat.

“Jam krenare që po rritet numri i grave të suksesshme që merren me menaxhimin e kompanive në sektorin real dhe një pjesë e madhe e tyre të kompanive të mëdha të suksesshme, të cilat me shembullin e tyre vendosin rregulla të reja loje dhe motivojnë gratë e tjera  për të luftuar, me këmbëngulje dhe vendosmëri në sektorin privat”, tha Trenchevska në fillim të fjalimit së saj.

Ajo theksoi se janë të dukshme ndryshimet e ardhshme, përmirësimi i pozitës së gruas dhe barazia në të gjitha sferat e jetës.Gjithashtu  ministrja  shtoi, se fuqizimi ekonomik i çdo gruaje është i një rëndësie të veçantë për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. 

“Për rreth 2 vite, pikërisht me masat e Planit Operativ, janë punësuar 3370 gra dhe 6035 gra kanë fituar aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara në tregun e punës, pra janë punësuar apo trajnuar për punë gati 10000 gra. Grantet për vetëpunësim janë një nga masat më tërheqëse që gratë e përdorin çdo vit e më shumë”, tha Trençevska.  

Ministresha iu referua edhe projektligjit të ri për marrëdhëniet e punës, i cili ka për qëllim përmirësimin e të drejtave dhe kushteve të punëtorëve. Ajo theksoi se ligji parashikon futjen e atësisë, e cila është një formë e re e pushimit që do t'i mundësojë babait të marrë leje me qëllim të kujdesit për fëmijën. 

Në fund të fjalimit të saj, Trençevska theksoi se, Qeveria do të vazhdojë përpjekjet e saj për të krijuar një klimë të favorshme biznesi, siç ka bërë dhe më parë, duke u referuar veçanërisht te femrat.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.