11.11.2022

Trençevska: Kopshti i ri modern në fshatin Josifovo do të kujdeset për 57 fëmijë të cilët do të kenë qasje në shërbime sociale cilësore për zhvillimin e hershëm të fëmijërisë

Në fshatin Josifovo të komunës së Vallandovës është hapur kopshti i ri “Detelinka”, i cili do të kujdeset për rreth 57 fëmijë të moshës parashkollore. Nga sot, fëmijët deri në gjashtë vjeç nga ky fshat dhe vendbanime të tjera kanë qasje në një shërbim social cilësor për zhvillimin e hershëm të fëmijërisë. Kopshti është ndërtuar sipas standardeve më moderne dhe ofron një qëndrim cilësor për fëmijët, por edhe realizimin e konceptit - të mësuarit përmes lojës, gjë që ngre ndjeshëm cilësinë e procesit edukativ të fëmijëve.

Në të njëjtën kohë, cilësia e jetës përmirësohet përmes këtij kopshti, sepse prindërit e rinj marrin shërbime moderne sociale për fëmijët e tyre në vendbanimin e tyre. Në hapjen e kopshtit “Detelinka” në fshatin Josifovë mori pjesë dhe kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

“Hapja e kopshtit të ri në fshatin Josifovë nuk nënkupton vetëm fëmijë të përkujdesur dhe të sigurt, por hapje të vendeve të reja të punës. Janë 13 vende të reja pune në këtë kopsht të ri, ky është një tjetër konfirmim se angazhimet e Qeverisë janë zhvillimi i balancuar rajonal, vende të reja pune të mirëpaguara. Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja i rriti pagat në kopshte për 21%, kurse me nënshkrimin e ndryshimeve në kontratën kolektive, të cilat u arritën përmes dialogut mes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe SASHK-ut, tashmë nga shtatori, për të punësuarit në veprimtarinë e kujdesit dhe edukimit, e kemi rritur me 15% pagën e numrin e edukatoreve, kujdestareve dhe stafit profesional në kopshte. Me Ligjin për rrogën minimale, rritje të pagës pati edhe stafi teknik”, theksoi Kovaçevski.Kopshti "Detelinka", ndërtimi i të cilit kushtoi rreth 28 milionë denarë, është pjesë e Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale, të cilin e zbaton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Të gjitha aktivitetet ndërtimore gjatë ndërtimit janë kryer në përputhje me standardet më të larta për efikasitet energjetik, ndërsa kopshti do të shfrytëzojë edhe burime të rinovueshme të energjisë, përkatësisht kolektorë diellorë.

Nëpërmjet reformës sociale, ne krijuam kushte më të mira për zhvillimin e fëmijërisë së hershme, duke ofruar shërbime më cilësore dhe një qasje gjithëpërfshirëse si për fëmijët ashtu edhe për prindërit. Në të njëjtën kohë, Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i kushtojnë vëmendje të veçantë vënies në dispozicion të këtij shërbimi jo vetëm në qytete, por edhe në qytete të vogla dhe ky kopsht, është dëshmi  se vetëm me qasje të barabartë në shërbimet sociale në të gjithë vendin mund të krijojmë kushte për zhvillim, sepse të gjithë fëmijët kanë nevojë. Kjo është arsyeja pse ne jemi të fokusuar në ndërtimin e objekteve të reja dhe zgjerimin e objekteve ekzistuese.

“Në pesë vitet e fundit, duke filluar nga viti 2017, janë ndërtuar 72 në të gjithë vendin dhe përveç kësaj, ne jemi të përkushtuar për të përmirësuar kapacitetet e stafit profesional në kopshte, gjë që përmirëson më tej cilësinë e shërbimit social për zhvillimin e hershëm të fëmijërisë. ”, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.

Hapja e kopshtit të ri “Detelinka” është e një rëndësie të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik lokal, veçanërisht për komunën e Vallandovës, ku një pjesë e popullsisë merret me bujqësi, kështu që mundësia e kujdesit për fëmijët është e një rëndësie të madhe që ka të bëj në lidhje dhe me aktivitetet ekonomike.

“Të gjitha aktivitetet tona kanë për qëllim nxitjen e zhvillimit ekonomik lokal. Ne duam të krijojmë kushte në komunë që do të rrisin cilësinë e jetës dhe do t'i mbajmë njerëzit tanë këtu, duke ofruar mundësi të reja. Për ta arritur këtë, duhet të fillojmë nga më të vegjlit, sepse nëse fëmijët tanë marrin një proces arsimor modern dhe kujdesen për to, edhe banorët tanë të moshuar do të jenë të lumtur. Prandaj, hapja e një kopshti të ri modern për ne ka rëndësi të madhe”, tha Pero Kostadinov, kryetar i komunës së Valandovës.

Nëpërmjet aktiviteteve të Komponentit 2 të Projektit, qasja në shërbimet sociale për zhvillimin e fëmijërisë së hershme është rritur me theks të veçantë tek fëmijët në rrezik social. Projekti për përmirësimin e shërbimeve sociale, i zbatuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, zbatohet me mbështetjen e Bankës Botërore.

Nëpërmjet këtij projekti, 16 komuna në vend pajisen me kopshte krejtësisht të reja ose të rikonstruktuara, duke ofruar kështu kapacitet shtesë për kujdesin e gati 2000 fëmijëve në disa qytete dhe qyteza. Përveç rritjes së ambienteve të kujdesit për fëmijët, kopshti mundësoi edhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Drejtoresha e kopshtit “Detelinka” Marija Todorova Zenova i prezantoi ambientet e kopshtit dhe stafin profesional që do të kujdeset për fëmijët. Ndërtimi i kopshtit është në kuadër të Komponentit 2 të Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale, i cili synon rritjen e aksesit në shërbime cilësore për zhvillimin e fëmijërisë së hershme duke përmirësuar shërbimet e edukimit parashkollor, duke rritur aksesin në mjedise parashkollore cilësore dhe me efikasitet energjetik dhe ofrimin e mundësive më të mira për të mësuar dhe arsimuar, sipas moshës së fëmijëve.

Në kuadër të këtij komponenti kryhen aktivitete për rritjen e cilësisë së shërbimeve në institucionet parashkollore nëpërmjet përmirësimit të programeve mësimore, trajnimit të stafit dhe inkurajimit të prindërve dhe familjeve për të mbështetur një qasje holistike ndaj zhvillimit të fëmijëve.

Projekti për përmirësimin e shërbimeve sociale është pjesë e reformës gjithëpërfshirëse sociale të zbatuar nga Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.