17.11.2022

Trençevska: Barazia gjinore është qëllimi ynë, obligimi ynë, misioni ynë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me zëvendësshefin e Misionit të OSBE-së në Shkup, Xhef Goldshtajn, sot morën pjesë në promovimin e doracakut mentorues për gratë në administratën publike, që është rezultat i Programit të mentorimit për Gratë në Administratë e realizuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së.

Ministrja e filloi bisedën duke iu referuar përvojës së saj dhe angazhimeve që ka bërë në lidhje me barazinë gjinore.

“Për mua dhe për të gjithë që janë të përfshirë, ky program mentorimi për gratë në administratë është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe siç e pamë nga prezantimi i fundit, çdo ndryshim fillon nga ne, kjo është pjesë e intervistave apo e vlerësimit të programit dhe unë besoj se secili prej nesh do ta konfirmojë këtë”, tha Trençevska.

Ministrja theksoi rëndësinë e procesit të mentorimit të grave, qëllimi i të cilit është forcimi i njëra-tjetrës, si dhe transmetimi i njohurive të fituara më parë. 

“Kur flasim për barazi gjinore, në radhë të parë flasim për të drejtat e njeriut. Për trajtimin e barabartë të grave dhe burrave në administratë dhe jo vetëm në vendet ku kërkohet punë por edhe në vendet ku merren vendime dhe pikërisht ky lloj trajnimi, ky proces mentorimi na ndërgjegjëson të gjithë neve. Gratë janë të përfshira në administratë në pozita si shefe të sektorëve, por e më së shumti janë meshkujt në pozita të larta,  përfshirë edhe pozitat drejtoresh”, tha Trençevska.

Ajo theksoi se kjo mund të ndryshohet vetëm me gra të ndërgjegjshme brenda administratës dhe me gra që kanë guximin dhe dijen që të mund të paraqiten në pozita që nënkuptojnë menaxhim të një institucioni të caktuar.

Ministrja, në fund të fjalës së saj, u shpreh se pret që kjo qasje të jetë praktikë jo vetëm në sektorin publik por edhe në atë privat.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.