03.11.2022

MPSS: Kemi rritur me 15% shumën e të drejtës për shtesë të veçantë për të gjitha nënllojet e përfituesve

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, deputetët votuan për ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve dhe Ligjin për mbrojtje sociale.

Me Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve rregullohet e drejta për ndihmë të veçantë, të cilën e ka njëri nga prindërit e fëmijës, kujdestari ose personi të cilit i është besuar fëmija me aktvendim të Qendrës kompetente për punë sociale dhe jeton i pavarur me të deri sa të mbushë moshën 26 vjeçare. Duke u ballafaquar me rritjen e shpenzimeve të jetesës, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale propozoi ndryshime në Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve. Këto parashikojnë një rritje të shumës së shtesës së veçantë me 15% për të tre nënllojet e përfituesve që ka për qëllim përmirësimin e gjendjes financiare të përfituesve të së drejtës së shtesës së veçantë.

Në seancë u votuan edhe ndryshimet në Ligjin për mbrojtje sociale. Qëllimi i ndryshimeve është t’i mundësohet një prindi që ka një fëmijë me aftësi të kufizuara të shfrytëzojë shtesë të përhershme në moshë më të hershme. Gjithashtu, parashikohet që përfituesit e asistencës personale të përfshihen edhe personat me aftësi të kufizuara të kombinuara.

Sipas ndryshimeve të miratuara, kufiri i moshës për të drejtën e kompensimit të përhershëm ulet për prindërit që deri në moshën 26 vjeç janë kujdesur për një fëmijë me aftësi të kufizuara pa u kujdesur në institucion, respektivisht ulja është nga 62 në 60 vjet për gra dhe nga 64 deri në 62 vjeç për burrat.

Ndërsa në shërbimin e asistencës personale që përfshin ndihmën dhe mbështetjen individuale për personat nga 18 deri në 65 vjeç, përfshihen edhe personat me aftësi të kufizuara të kombinuara.

Si Qeveri dhe Ministri e Punës dhe Politikës Sociale, ne vazhdojmë të punojmë në avancimin e sistemit të mbrojtjes sociale. Ne kujdesemi për qytetarët tanë.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.