25.11.2022

MPPS: VMRO-DPMNE keqpërdor fëmijë për qëllime politike – është kryer inspektim i jashtëzakonshëm në kopsht të Gjevgjelisë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton opinionin se në lidhje me rastin e “rrahjes së fëmijës 10 muajsh në kopshtin e fëmijëve në Gjevgjeli” siç ishte transmetuar nga mediat dhe e raportuar nga një anëtar i partisë politike VMRO-DPMNE në kuadër të kompetencave të saj ka kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese.

Nga ana e inspektorëve në terren dhe sipas deklaratave të përkëdhelëseve në grupin e fëmijëve ku tregohej ngjarja fatkeqe, fëmija ka marrë gërvishtje kur ka rënë duke luajtur me fëmijët e tjerë. Gërvishtjet janë sanuar menjëherë nga përkëdhelëset dhe fëmija ka vazhduar me aktivitetet e tij të zakonshme, si të gjithë fëmijët e grupit. Nëna është informuar për ngjarjen kur fëmija është marrë nga institucioni, duke pasur parasysh vlerësimin e përkëdhelëseve nga praktika e mëparshme se ka qenë vetëm gërvishtje. Drejtoresha e institucionit është njoftuar për ngjarjen nga përkëdhelëset në të njëjtën ditë. Pas këqyrjes së listës së të dhënave të fëmijëve të pranishëm, fëmija nuk shkon në kopsht nga dita tjetër, për faktin se pas njoftimit paraprak tek përkëdhelësja nga prindërit ka udhëtuar jashtë shtetit me të ëmën.

Drejtoresha e Institucionit Publik Komunal për Fëmijë – Kopshti i fëmijëve “Detska Radost” - Gjevgjeli, ka parashtruar propozim për inicimin e procedurës disiplinore ndaj përkëdhelëseve dhe ka miratuar Vendim për formimin e komisionit për konstatimin e shkeljeve të disiplinës së punës.

Gjatë kontrollit të jashtëzakonshëm është konstatuar se drejtoresha e Institucionit publik komunal për fëmijë – kopshti i fëmijëve “DETSKA RADOST” – Gjevgjeli, ka vepruar në përputhje me dispozitat e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i mohon ashpër deklaratat e një anëtari të partisë VMRO-DPMNE se është “fëmijë i rrahur brutalisht” dhe thekson fuqishëm se fëmijët nuk guxojnë të përdoren dhe keqtrajtohen për qëllime politike. Dhe, përhapja e frikës, manipulimit dhe ndjenjës së ankthit dhe pasigurisë në mesin e qytetarëve janë mënyrë e njohur e veprimit të VMRO-DMNE-së.

Përkatësisht, kryetari dhe Këshilli i Komunës së Gjevgjelisë, të cilët vijnë nga VMRO-DPMNE, në kuadër të obligimeve ligjore si themelues i institucionit, në disa raste kanë shkelur Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, duke marrë qëndrime dhe duke marrë vendime në kundërshtim me ligjin dhe interesat e qytetarëve, kurse zbatimi i ligjit është detyrim ligjor i tyre, i përcaktuar nga shërbimet inspektuese.

Prandaj, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, si organ kompetent për fushën e mbrojtjes së fëmijëve, përmes mbikëqyrjes inspektuese disa herë i ka dhënë udhëzime për veprim në bazë të ligjit kryetarit të Komunës së Gjevgjelisë dhe Këshillit të Komunës së Gjevgjelisë për faktin ishin konstatuar mangësi materiale dhe procedurale në punën e tyre dhe shkelje të dispozitave të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve.Për shkak të mosveprimit të kryetarit të komunës së Gjevgjelisë  dhe Këshillit të Komunës, sipas indikacioneve të dhëna, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në pajtim me ligjin Kryetarit të Komunës së Gjevgjelisë dhe Këshillit të Komunës së Gjevgjelisë, ua heq kompetencat lidhur me marrjen e vendimeve nga ana e tyre në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe mbarëvajtjen e procesit të kujdestarisë dhe edukimit të fëmijëve të moshës parashkollore në IPKKF “Detka Radost” - Gjevgjeli, përfshirë edhe kompetencën e hequr për zgjedhjen e drejtorit, për të cilin Kryetari i Komunës së Gjevgjelisë nuk ka bërë zgjedhje sipas procedurës së zbatuar më parë me ligj në afatin e caktuar ligjor. Theksojmë se drejtori i institucionit është emëruar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në përputhje me dispozitat e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve. 

Përpjekjet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale kanë qenë dhe do të mbeten gjithmonë prioritet për ofrimin e kushteve të sigurta për përkujdesjen e fëmijëve në institucionet parashkollore.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.