10.11.2022

Husein: Investojmë në zhvillimin e hershëm të fëmijëve  

“Investimi në zhvillimin e fëmijërisë së hershme është një nga prioritetet më të larta të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale vitet e fundit ka punuar intensivisht në reformat në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, po punohet që çdo fëmije t'i ofrojmë kushte për rritje dhe zhvillim më të mirë dhe ky proces thelbësor vazhdon edhe në vitet në vijim”, theksoi zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husein, në takimin ku u diskutua rreth asaj se si të përmirësohet efikasiteti dhe efektiviteti i arsimit fillor, dhe njëkohësisht të sigurohet barazi në qasjen në shkolla.

Duke u nisur nga parimi se fëmijët kanë të drejtën e kujdesit, zhvillimit dhe edukimit cilësor parashkollor, Qeveria e RMV-së mori përsipër të rrisë me 50% mbulimin e shpenzimeve të arsimit  të fëmijëve të moshës parashkollore nga 3 deri në 6 vjeç në institucionet e kujdesit dhe edukimit dhe të arrijë deri në edukim cilësor parashkollor prej 95%, që është objektivi i Bashkimit Evropian.

“Për të rritur shkallën e mbulimit në edukimin parashkollor, është i nevojshëm zgjerimi i rrjetit të institucioneve publike parashkollore në zonat rurale dhe urbane, zgjerimi i objekteve ekzistuese, ndërtimi i objekteve të reja, veçanërisht në komunat ku nuk ka qasje  në format e kujdesit dhe edukimit të fëmijëve, si dhe optimizimi i rrjetit shkollor”, theksoi zëvendësministri Husein.

Në vazhdim, zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale tha se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në bashkëpunim me komunat, është duke punuar në zgjerimin e kapaciteteve për mbrojtjen dhe edukimin e fëmijëve.

Ai gjithashtu theksoi se investimet kapitale në mbrojtjen e fëmijëve ende mbeten prioritet për të ofruar kushte më të mira në edukimin parashkollor dhe hapësirë edhe për 7000 fëmijë të vegjël.

Me këtë rast, zëvendësministri Husein informoi se, paralelisht me investimet në infrastrukturë po investohet edhe në përmirësimin e cilësisë së edukimit parashkollor dhe në forcimin e personelit që kujdeset për fëmijët duke përmirësuar njohuritë e tyre, sepse siç tha ai, është vërtetuar shkencërisht se mësimi i hershëm është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e rregullt të fëmijës.

Në takimin që u organizua nga Zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska dhe UNICEF-i, përveç zëvendësministrit të Punës dhe Politikës Sociale, morën pjesë edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, përfaqësuesi i UNICEF në vend Patricia Dixhovani, drejtoresha rajonale e UNICEF-it për Evropën dhe Azinë Qendrore, Afshan Kan, më shumë kryetarë komunash nga të gjitha rajonet e vendit, deputetë nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, ekspertë nga Ministria e Financave, Shtefan Hudolin, shef i bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së në vend, si dhe përfaqësues nga Banka Botërore.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.