30.05.2025
Vijon pagesa e shtesës arsimore për periudhën e tretë matëse për vitin shkollor 2024/2025
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve njofton qytetarët se vijon pagesa e shtesës arsimore për periudhën e tretë matëse për vitin shkollor 2024/2025.

Pagesa e shtesës arsimore bëhet në katër periudha matëse, përkatësisht:
- për periudhën e parë matëse gjatë muajit dhjetor të vitit aktual kalendarik,
- për periudhën e dytë matëse gjatë muajit shkurt të vitit të ardhshëm kalendarik,
- për periudhën e tretë matëse gjatë muajit maj në vitin aktual kalendarik dhe
- Për periudhën e katërt matëse, pagesa bëhet gjatë muajit korrik të vitit alktual kalendarik.
Kujdesi për të gjithë qytetarët është prioriteti ynë!
27.05.2025
Rreth 12 mijë qytetarë nuk do të presin më vërtetim për lirimin nga participimi përmes lidhjes së sistemit të mbrojtjes sociale dhe atë shëndetësore
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve informon publikun se qytetarët – përfitues të të drejtave nga sistemi i mbrojtjes sociale të cilët janë të liruar nga participimi në shfrytëzimin e kujdesit shëndetësor, mund t’i ushtrojnë lirisht të drejtat e tyre pa pasur nevojë ta dëshmojnë këtë me vërtetim nga qendra për punë sociale.
Më shumë
26.05.2025
U shënua fillimi i projektit “Mbështetje e sistemit për sigurimin e cilësisë së shërbimeve sociale në Republikën e Maqedonisë së Veriut”
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, së bashku me ambasadorin e BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Mihalis Rokas, me fjalim hyrës shënuan sot fillimin e projektit “Mbështetje e sistemit të sigurimit të cilësisë së shërbimeve sociale në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.
Më shumë
22.05.2025
Ministri Limani zhvilloi takim me Ambasadorin e Shtetit të Katarit, SH.T. Rashid Bin Said Al-Hajarin
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, ka takuar sot ushtruesin e detyrës ambasador të Shtetit të Katarit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, SH.T. Rashid Bin Said Al-Hajarin.
Më shumë
16.05.2025
Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë, Arsimit dhe Politikës Sociale për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme
Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës nënshkruan sot Memorandumin e Bashkëpunimit për pilotimin dhe përgatitjen për zbatimin e një sistemi të orientuar drejt familjes për ndërhyrje në fëmijërinë e hershme (RID).
Më shumë
15.05.2025
Sekretari Shtetëror, Sabriu, mori pjesë në hapjen e Qendrës Ditore GNEZDO - Qendra për Fëmijët dhe Prindërit në Rrezik Social
Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Sabriu, mori pjesë në hapjen zyrtare të Qendrës Ditore GNEZDO – Qendra për Fëmijët dhe Prindërit në Rrezik Social.
Më shumë
15.05.2025
Limani: Vizioni ynë është një shoqëri në të cilën çdo fëmijë ka mundësi të rritet në një mjedis të sigurt, kujdesës dhe nxitës
Me rastin e 15 majit, Ditës Ndërkombëtare të Familjes, Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, së bashku me ambasadorin e Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, E.T Fatih Ulusoj, përcollën mesazhe të fuqishme për publikun.
Më shumë
14.05.2025
Konferenca rajonale " Empowered" në Shkup i bashkoi akterët e Ballkanit Perëndimor për përfshirje më të madhe të personave me aftësi të kufizuara
Sot në Shkup u zhvillua Konferenca rajonale " Empowered - Sfidat dhe mundësitë për përfshirjen sociale dhe në punë të personave me aftësi të kufizuara në Ballkanin Perëndimor", ku morën pjesë më shumë se 100 pjesëmarrës nga të gjitha rajonet, përfshirë përfaqësues të ministrive, organizatave ndërkombëtare, shoqatave të personave me aftësi të kufizuara, autoriteteve lokale dhe ekspertë.
Më shumë
14.05.2025
Limani: Prioritet i Planit të ri Nacional të Veprimit është ulja e varfërisë së fëmijëve dhe vendosja e Garancisë Evropiane për Fëmijët
Në një ngjarje kushtuar trajtimit të varfërisë së fëmijëve dhe përjashtimit social, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, me mbështetjen e UNICEF-it, prezantoi rezultatet e analizës dhe rekomandimet e politikave për një paketë gjithëpërfshirëse të shërbimeve që do të shqyrtohen në kuadër të Garancisë Evropiane për Fëmijët në Maqedoninë e Veriut.
Më shumë
12.05.2025
Komuna e Prilepit me kopsht të ri dhe modern
Zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Gjoko Velkovski dhe kryetari i Komunës së Prilepit, Borçe Jovceski, e hapën kopshtin "Bajka" në lagjen Toçilla - objekt në kuadër të institucionit publik për fëmijë “Nasha idnina” Prilep.
Më shumë
11.05.2025
Kopsht i ri në vendbanimin Inxhikovë, po ndërtohet me mjete nga buxheti i shtetit, nëpërmjet projektit nga Thirrja e parë qeveritare për mbështetje të projekteve të infrastrukturës komunale
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, së bashku me kryeministrin, Hristian Mickoski, ministrin e Pushtetit Lokal, Zlatko Perinski, zëvendësministrin Gjoko Velkovski dhe kryetarin e komunës së Gazi Babës, Bobi Stefkovski, sot i inspektuan aktivitetet ndërtimore të kopshtit të ri në vendbanimin Inxhikovë, Komuna e Gazi Babës.
Më shumë
08.05.2025
U mbajt seanca e dytë e Trupit Nacional Koordinues për Monitorimin e Situatës me Mosdiskriminimin dhe Zbatimin e Ligjeve, Akteve Nënligjore dhe Dokumenteve Strategjike në këtë fushë
Trupi Nacional Koordinues për Monitorimin e Situatës me Mosdiskriminimin dhe Zbatimin e Ligjeve, Akteve Nënligjore dhe Dokumenteve Strategjike në këtë Fushë, i koordinuar nga Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, e mbajti sot seancën e dytë.
Më shumë
07.05.2025
Dhurohen 24 pajisje ortopedike për personat me aftësi të kufizuara fizike
Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, së bashku me Kryetarin e Lidhjes Nacionale të Personave me Aftësi të Kufizuara Fizike të Maqedonisë së Veriut – “Mobiliteti Maqedoni”, Branimir Jovanovski, dhuruan 24 pajisje ortopedike për persona me aftësi të kufizuara fizike. Mjetet për blerjen e ndihmave sigurohen çdo vit nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve.
Më shumë
05.05.2025
Vijon pagesa e të drejtave nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve
Ministria e Politikës Sociale Demografisë dhe Rinisë informon se prej sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin prill 2025.
Përfituesit e të drejtave në të holla që posedojnë kartelë debitore do të mund të tërheqin paratë në bankomatet e bankave, t'i shfrytëzojnë fondet për pagesa në rrjetin e shitjeve ose përmes bankingut elektronik dhe mobil që sot, 05 maj 2025.
Për të shmangur turmat para bankave dhe brenda ambienteve të bankave gjatë pagesës së të drejtave, për përfituesit që nuk shfrytëzojnë kartela pagesa do të kryhet në 2 grupe në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e bankave, në përputhje me orarin e përcaktuar sipas renditjes alfabetike, sipas shkronjë së parë të mbiemrit, edhe atë:
- 05.05.2025– А, B, V, G, D, GJ, Е, ZH, Z, X; I, Ј, К, L, LL
- 06.05.2025– М, N, NJ, О, P, R, S, Т, Q, U, F, H, C, Ç, XH, SH