11.05.2025

Kopsht i ri në vendbanimin Inxhikovë, po ndërtohet me mjete nga buxheti i shtetit, nëpërmjet projektit nga Thirrja e parë qeveritare për mbështetje të projekteve të infrastrukturës komunale 

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, së bashku me kryeministrin, Hristian Mickoski, ministrin e Pushtetit Lokal, Zlatko Perinski, zëvendësministrin Gjoko Velkovski dhe kryetarin e komunës së Gazi Babës, Bobi Stefkovski, sot i inspektuan aktivitetet ndërtimore të kopshtit të ri në vendbanimin Inxhikovë, Komuna e Gazi Babës.

Ndërtimi i kopshtit, siç tha Ministri Limani, është pjesë e angazhimit më të gjerë të Qeverisë për zhvillim të balancuar dhe kujdes për çdo fëmijë, në çdo vendbanim.

Ky kopsht, i projektuar sipas standardeve moderne, do të ofrojë kapacitet për 48 fëmijë dhe kushte për kujdes parashkollor gjithëpërfshirës dhe cilësor.

Investimi, me vlerë 47.500.000 denarë, është siguruar përmes Nën-programit AA – Dotacionale kapitale për komunat në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe mbrojtjes sociale, dhe është një nga katër projektet e përzgjedhura përmes Thirrjes së parë publike, ndërsa Thirrja e dytë publike tashmë ka përfunduar me 11 aplikime të reja, të cilat janë në proces shqyrtimi nga Ministria.

"Gjatë vitit 2025, pritet të fillojnë me punë më shumë se 10 kopshte, të cilat do të ofrojnë akomodim për mbi 1,500 fëmijë, kurse në përgatitje ose në ndërtim e sipër janë edhe 15 sosh. Kjo do të thotë që deri në vitin 2028, do të hapen më shumë se 25 kopshte dhe do të regjistrohen 4,000 fëmijë të vegjël dhe, sipas këtij numri, do të krijohet një numër i përshtatshëm vendesh pune. Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe e të Rinjve mbetet e hapur për projekte të reja dhe u bën thirrje të gjitha komunave të aplikojnë në mënyrë aktive, me qëllim që të kontribuojnë së bashku për një të ardhme më të mirë për fëmijët në vendin tonë," tha ministri Limani. 

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.