27.05.2025

Rreth 12 mijë qytetarë nuk do të presin më vërtetim për lirimin nga participimi  përmes lidhjes së sistemit të mbrojtjes sociale dhe atë shëndetësore 

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve informon publikun se qytetarët – përfitues të të drejtave nga sistemi i mbrojtjes sociale të cilët janë të liruar nga participimi në shfrytëzimin e kujdesit shëndetësor, mund t’i ushtrojnë lirisht të drejtat e tyre pa pasur nevojë ta dëshmojnë këtë me vërtetim nga qendra për punë sociale. 

Tashmë janë kapërcyer barrierat e mëparshme administrative, nëpërmjet lidhjes së sistemit të kujdesit social dhe shëndetësor, gjegjësisht Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe të  Rinjve në bashkëpunim me Fondin e Sigurimit Shëndetësore, për gjithsej 11.943 përfitues të të drejtave nga sistemi i mbrojtjes sociale.

 Ky grup përfshin:

  • personat e siguruar me aftësi të kufizuara, sipas rregulloreve për mbrojtjen e fëmijëve dhe mbrojtjen sociale;
  • përfituesit e asistencës minimale të garantuar, të cilët janë persona të paaftë për punë dhe përfitues të mbrojtjes jashtë-familjare, sipas rregulloreve të mbrojtjes sociale;
  • përfituesit e kompensimit për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër që nuk mbulohet ndryshe nga sigurimi shëndetësor; 
  • përfituesit e sigurimit social për të moshuarit;
  • përfituesit e së drejtës për një shtesë të posaçme.

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve vazhdon të avokojë në vazhdimësi për avancimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve pa përjashtim, me theks të veçantë për personat e kategorive të cenueshme.       

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.