15.05.2025
Sekretari Shtetëror, Sabriu, mori pjesë në hapjen e Qendrës Ditore GNEZDO - Qendra për Fëmijët dhe Prindërit në Rrezik Social
Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Sabriu, mori pjesë në hapjen zyrtare të Qendrës Ditore GNEZDO – Qendra për Fëmijët dhe Prindërit në Rrezik Social.

Qendra do të ofrojë ndihmë dhe mbështetje psikosociale, arsimore, juridike dhe praktike për fëmijët dhe familjet në rrezik.
“Dua të theksoj se kjo Qendër nuk është vetëm një objekt infrastrukturor. Është simbol i solidaritetit, humanizmit dhe kujdesit të vërtetë për çdo fëmijë dhe çdo familje në komunitetin tonë. Do të jetë një vend ku të gjithë mund të ndihen të dëgjuar, të kuptuar dhe të mbështetur. Këto janë edhe angazhimet tona si ministri, për të ndërtuar një rrjet sigurie dhe mundësish, ku fëmijët do të kenë qasje në arsim, kujdes dhe dashuri ndërsa prindërit – mbështetje, mirëkuptim dhe mjete për një të ardhme më të mirë”, theksoi Sabriu.

Ai tregoi se Ministria i mbështet fuqishëm iniciativat si kjo. E cila është pjesë e strategjisë më të gjerë të shtetit për mbrojtje sociale të integruar, të aksesueshme dhe të qëndrueshme, ku çdo individ ka një shans për një jetë dinjitoze.

Qendra po hapet me mbështetjen e Ministrisë Federale të Punës, Çështjeve Sociale, Shëndetësisë, Mirëqenies dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të Austrisë, EKPAT Austria, dhe do të drejtohet nga Shoqata e Gazetarëve për të Drejtat e Njeriut. Qendra do të ketë mbështetje të plotë në funksionimin e saj nga ministria, qendra kompetente lokale për punë sociale dhe vetëqeverisja lokale.