23.03,2022

Trençevska: Vetëm së bashku mund të arrijmë rezultate më të mira në parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot mori pjesë në punëtorinë për zbatimin e Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhunës në familje. Në punëtorinë, e cila u organizua në bashkëpunim me UNFPA-në, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave informuan për aktivitetet e projektit për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave.

Ministrja Trençevska në fjalimin e saj tha se Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale po përmirësojnë çdo ditë politikat nacionale për veprim, parandalim dhe mbrojtje të viktimave të dhunës gjinore. Ajo tha se më e rëndësishmja është që të gjitha institucionet dhe individët që punojnë në parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave të bashkohen në mënyrë që të kemi një procedurë efektive për mbrojtjen dhe riintegrimin e tyre në sistem.

“Vetëm të bashkuar mund të arrijmë rezultate më të mira në parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje. Ligji për mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje specifikon veprimet dhe masat që duhet të ndërmerr shteti, përkatësisht institucionet dhe individët që punojnë në fushën e parandalimit dhe mbrojtjes së dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje. Ky ligj vendos për herë të parë parimin e veprimit me vëmendjen e duhur ndaj interesave dhe nevojave të viktimës nga ana e institucioneve në marrjen e masave për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna me bazë gjinore. “Kjo është e rëndësishme sepse një nga problemet më serioze është mos raportimi i dhunës nga viktimat, që më së shpeshti është rezultat i mosbesimit në institucione, andaj duhet të punojmë të gjithë së bashku për të rikthyer besimin”, tha ministrja Trençevska.

Sipas Trençevska, trajnimi i profesionistëve përkatës që merren me viktimat ose individët e të gjitha akteve të dhunës të mbuluara nga Konventa e Stambollit kontribuojnë në parandalimin dhe zbulimin e dhunës ndaj grave.

“Është obligim i të gjithëve që së bashku të kontribuojmë që të kemi një sistem funksional që do të jetë efektiv dhe do të kontribuojë në parandalimin e të gjitha formave të dhunës ndaj grave. Është fakt se kemi ende punë për të bërë, para se gjithash në promovimin e shërbimeve, qasjen multisektoriale, zbulimin e hershëm, si dhe ngritjen e vetëdijes tek gratë se është shumë e rëndësishme të raportohet dhuna”, tha Trençevska.

Qëllimi i projektit është të mbështesë Qeverinë në krijimin dhe zbatimin e politikave të integruara për dhunën me bazë gjinore në të gjithë vendin në përputhje me parimet e Konventës së Stambollit.

Implementues i projektit “Parandalimi dhe mbrojtja nga dhuna me bazë gjinore në Maqedoninë e Veriut” është Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA).

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.