10.03.2022

Trençevska: Rëndësia e Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje në fokus të takimit me deputetët e Kosovës

Nevojitet një politikë gjithëpërfshirëse për luftën kundër dhunës ndaj grave, por edhe për zhvillimin dhe përmirësimin e politikave kombëtare për parandalimin dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës me bazë gjinore ndaj grave dhe dhunës në familje, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska në takimin e sotëm në Kuvend, ndërmjet përfaqësuesve të Klubit të Parlamentit të Republikës së Kosovës dhe Klubit të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ministrja Trençevska ndau përvojat e saj nga Ligji i miratuar për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhunës në familje, duke theksuar se Ministria vazhdon të punojë me përkushtim në zhvillimin dhe promovimin e politikave nacionale parandaluese.

“Prioritet është që të kemi një procedurë të shpejtë dhe efikase për mbrojtjen e viktimave, riintegrimin e tyre në sistem dhe parandalimin për zvogëlimin e dhunës. Ligji rregullon shërbimet për mbrojtjen e viktimave, përkatësisht qendrat e strehimit dhe forma të tjera të ndihmës dhe kujdesit për viktimat. Ka edhe masa parandaluese. Rregulluam ligjërisht vendosjen e një modeli të unifikuar për mbledhjen e të dhënave, trajtimin e shpejtë dhe efikas të gjykatave dhe qendrave për punë sociale, si dhe të drejtën e paditjes në gjykatat civile nga viktimat e dhunës me bazë gjinore, për përcaktimin e përgjegjësisë për mosveprimin me kujdesin e duhur nga institucionet kompetente”, tha ministrja Trençevska.

Ministrja Trençevska informoi se është në proces draft-versioni i parë i Protokollit për bashkëpunim të ndërsjellë të institucioneve dhe organizatave për trajtimin e viktimave të dhunës gjinore dhe Programit për riintegrim të viktimave të dhunës me bazë gjinore dhe akteve nënligjore për mbledhjen e integruar të të dhënave.

“Një nga parimet mbi të cilat bazohet ligji i ri është përforcimi i viktimave, përkatësisht viktima ka të drejtë të marrë pjesë në vlerësimin e gjendjes dhe nevojave të saj, të informohet për masat, aktivitetet dhe shërbimet për mbrojtje, por gjithashtu të marrë pjesë në përzgjedhjen e shërbimeve dhe masave për ndihmën, mbështetjen dhe mbrojtjen e tij si dhe në masat aktive të punësimit. Kjo qasje bazohet në të drejtat e njeriut dhe në qendrën e shërbimeve e vendos pikërisht viktimën.  Mbetemi të përkushtuar në luftën kundër të gjitha llojeve të dhunës dhe luftën e paskrupullt kundër autorëve të dhunës”, tha ministrja Trençevska.

Anëtarët e Klubit të deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë dhe të Kuvendit të Kosovës në takimin e sotëm ndanë praktikat e Kuvendit me temën “Rruga nga ratifikimi deri në zbatimin e Konventës së Stambollit”.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.