10.03.2022

Trençevska: Përmes bashkëpunimit me organizatat e shoqërisë civile, ne ofrojmë mbështetje për të gjithë qytetarët

Të drejtat e realizuara janë të drejta të dukshme, sidomos kur për personat me aftësi të kufizuara fizike është më e lehtë të lëvizin në jetën publike, kështu që ata do të jenë gjithmonë mes nesh, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në manifestimin e sotëm të organizuar nga Lidhja Nacionale e personave me aftësi të kufizuara fizike Maqedonia “Мobiliteti-Maqedonia”.

17 persona me aftësi të kufizuara fizike morën pajisje elektrike për lëvizje me karrocë dhe 13 qytetarë të tjerë morën karroca me motor elektrik.

Ministrja tha se pajisjet ndihmëse ortopedike i ndihmojnë bashkëqytetarët tanë në lehtësimin e jetës së përditshme.


“Besoj se me këtë shembull të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, që po e vazhdojmë në vazhdimësi, do të inkurajojmë institucionet e tjera në nivel lokal që të ndërmarrin veprime dhe të veprojnë për përmirësimin e lëvizjes së personave me aftësi të kufizuara fizike. Me ndarjen e mjeteve nga lojërat e fatit, ne forcojmë organizatat e shoqërisë civile dhe në këtë mënyrë ndihmojmë të gjithë qytetarët. Në këtë mënyrë jo vetëm që kontribuojmë në lirinë e lëvizjes, por edhe përmirësojmë cilësinë e jetës dhe rrisim përfshirjen sociale. Vetëm njerëzit e lirë janë njerëz të lumtur! Uroj që kjo ditë të sjellë lumturi dhe buzëqeshje për të gjithë ju”, tha ministrja Trençevska.

Ministrja Trençevska theksoi se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale është partner në të gjitha veprimet që janë në interes të qytetarëve në drejtim të një të ardhmeje më të mirë, më cilësore dhe jetë më të lumtur.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.