13.03.2022
Trençevska për Televizionin 24: Në tre muajt e ardhshëm të gjithë pensionistët në vend do të marrin 1.000 denarë mbështetje financiare
Të gjithë 330.000 pensionistët në vend me pagesën e pensionit në muajt prill, maj dhe qershor, do të marrin edhe 1.000 denarë shtesë në llogaritë e tyre, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trencevska në një intervistë për Televizionin 24. Për këtë masë ranë dakord Qeveria dhe Lidhja e Shoqatave të Pensionistëve, nga buxheti i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor do të ndahen rreth 16 milionë euro. Ajo foli edhe për metodologjinë e re për harmonizimin e pensioneve, që do të thotë rritje e qëndrueshme në periudhën e ardhshme.
“Me metodologjinë e re pensionet do të rregullohen në përputhje me 50% të rritjes së kostos së jetesës dhe 50% të rritjes së pagës mesatare në vend”, sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave. Kjo metodologji do të zbatohet nga shtatori i vitit 2022 dhe rregullimi do të bëhet si më parë dy herë në vit, në muajin mars dhe shtator, kur do të marrim rritjen e pagës mesatare. Metodologjia e re për rregullimin e pensioneve, për pension mesatar që aktualisht është 16.300 denarë, do të thotë se pensionistët në shtator do të marrin pension më të lartë për 900 denarë. Pensioni, i cili në dhjetor të vitit të kaluar ishte 15.886 denarë, me rregullimin në janar të vitit 2022, u rrit në 16.300 denarë”, tha ministrja Trençevska në një intervistë për Televizionin 24 News.
Ministrja Trençevska theksoi se me harmonizimin e ri në shtator, pensionistët që marrin pension mesatar do të marrin 17.300 denarë, që do të thotë se nga dhjetori 2021 deri në dhjetor 2022, pensioni mesatar do të rritet për 1.500 denarë.