20.03.2022

Trençevska për Radion Evropa e Lirë: Në fund të vitit mesatarisht buxheti i pensionistëve do të jetë më i lartë për rreth 12.000 denarë

“Metodologjia e re me miratimin e ndryshimeve në Ligjin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor mundëson rritje të vazhdueshme të pensioneve. Qëllimi i kësaj qeverie është zgjidhja sistematike e rritjes së pensioneve”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Metodologjia e re e pensioneve parashikon rregullim me 50 për qind rritje të kostos së jetesës dhe 50 për qind rritje të pagës mesatare, dy herë në vit, në muajin mars dhe shtator, sipas të dhënave për rritjen e pagës mesatare nga Enti Shtetëror i Statistikave që publikohen në mars dhe në gjysmën e dytë të gushtit.

 “Nëse e marrim pensionin mesatar, i cili aktualisht është 16.300, me rregullimin e ri në shtator, këta pensionistë do të kenë edhe 900 denarë shtesë në buxhet. Përveç kësaj, me pagesën e pensioneve për muajt mars, prill dhe maj, 330 mijë pensionistë në vend do të marrin 1000 denarë shtesë për të blerë ushqime bazë dhe për të pasur më shumë buxhet në familje. Në periudhën dhjetor 2021 deri në dhjetor 2022, pensionisti që merr pension mesatar do të ketë pension shtesë prej 1500 denarë, ndërsa në fund të vitit çdo pensionist që ka pension mesatar do t'i rritet buxheti për rreth 12 mijë denarë”, theksoi Trençevska.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.