29.03.2022

Trençevska në Komisionin për mundësi të barabarta të grave dhe burrave: Për avancimin e barazisë gjinore të gjithë duhet në mënyrë aktive të përfshihemi

Për avancimin e barazisë gjinore të gjithë duhet në mënyrë aktive të kontribuojmë sepse është kryesore për demokracinë dhe prosperitetin e shoqërisë sonë, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, para anëtarëve të Komisionit parlamentar për barazi gjinore të grave dhe burrave, ku në rendin e ditës ishte edhe Propozim-strategjia për barazi gjinore 2021-2026. Qëllimi i Strategjisë është të avancohet barazia gjinore, në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare, rekomandimet dhe obligimet.

“Avancimi, mbrojtja e të drejtave të njeriut, demokracia dhe udhëheqja e të drejtës, janë objektiva kryesore të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Prandaj aktivitetet tona i drejtojmë drejt arritjes së barazisë gjinore në të cilën gratë dhe burrat, vajzat dhe djemtë, kanë të drejta të barabarta, qasje në burime, mundësi dhe mbrojtje në të gjitha fushat e jetës, si kusht për zhvillimin e përgjithshëm dhe të qëndrueshëm ekonomik, demografik dhe social të vendit. Krijojmë shoqëri në të cilën gratë dhe burrat do të kenë privilegje dhe përgjegjësi të njëjta, të cilat do t’i arrijnë në një partneritet real të përbashkët”, tha ministrja Trençevska.

Ministrja Trençevska deri në fund të vitit pret që Ligji për barazi gjinore ta kalojë procedurën parlamentare

“Me Ligjin për barazi gjinore, presim përmirësimin e mekanizmave për barazi gjinore në nivel nacional dhe lokal, si dhe funksionimin efikas të Qendrës burimore për krijimin e politikave dhe buxhetim të përgjegjshëm gjinor. Ministria do të vazhdojë të punojë në krijimin e politikave dhe masave për punësim të cilat do ta zvogëlojnë mos aktivizimin e grave në tregun e punës, politikat që rregullojnë pushimin prindëror, mbrojte në vendin e punës, orar fleksibël i punës dhe punë me orar të shkurtuar dhe vende pune për nëna, si pjesë e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit të marrëdhënieve të punës”, tha Trençevska.

Me miratimin e Strategjisë, Republika e Maqedonisë së Veriut fokusohet në integrimin e perspektivës gjinore në politika dhe luftimin e stereotipeve si dhuna ndaj grave, promovimi i statusit në jetën publike dhe private, arsim, shëndetësi, bujqësi, drejtësi, sigurim social, jetë. mjedisi dhe ndryshimet klimatike, sporti, kultura, media.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.